JASHTE TEATRIT ESHTE JETA

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Zhurme pa fund per Teatrin Kombetar. Me te drejte shqetesimi eshte i madh sepse tashme Qeveria Shqiptare po rremben pronen publike per ta shitur tek privati per aferat e veta, e publiku i prones publike qe ka investuar me dhjetra vjecar emocione dhe taksa per pronen e shtetit te vet, tashme ndjehet i kercenuar nga shteti i vet. Dhe ne jemi te gjithe kunder kulles se rradhes qe kryeministri e nderton si ne toke te babes, por perse ne s’behemi dot bashke edhe pse jemi bashke?

Nje rreth vicioz braktisje, indiference dhe hajduterie hileqare qe vazhdon e vazhdon.

Shqiperia ka nje elite qe ne profilin e saj te caktuar investon dhe investohet per te bere detyren e saj. Profili profesional i ketyre njerezve eshte perfekt. Ata jane profesioniste te rralle qe i kane dhene artit po aq sa edhe profesionistet e tjere i kane dhene shkences, letersise, muzikes, mjeksise, sepse secili nga ne ka zgjdhur nje profesion ku investohet personalisht per ngritjen profesionale me qellim qe te maksimizoje fitimin me ane te punes se ndershme dhe pasionit, sepse ne jete duhet ta duash ate qe ben dhe duhet te besh ate qe dashuron me shum.

Po pse nuk shkon, pse nuk po shkon me kjo pune? Sa e pavarur dhe vitale eshte elita shqiptare? Kush eshte modeli qe na jep elita shqiptare qe vlerat profesionale pra i paska te rralla? Cili eshte kontributi personal qe elita jep per popullin? Te kesh nje profesion apo nje tjeter te ben elite? Te gjithe kemi nga nje profesion per te cilin paguhemi, por elita ka vizion, ka tagrin te jape model pavarsie lidershipi ndershmerie, ka tagrin te jape modelin e njeriut te lire me shtylle kurrizore, sepse partite dhe ministrat ikin por elitat mbeten ikona per shembullin, sepse elitat jane modeli i mendimit te lire, ato i prijne koshiences se nje kombi.

Ne cfar na ka prir elita e diteve tona? A ka njerez elitar qe pas rilindjes qe kane folur per kombin per ceshtjet qe prekin popullin, per vuajtjet e popullit te thjeshte?

Cfar i ka edukuar elita shqiptare kombit shqiptar? Kush jane kauzat publike qe ka mbeshtetur, a i eshte bashkuar kjo elite protestes se paktit per detin te Lulzim Bashes? Po protestes per armet kimike a iu bashkua ndonjehere? Po per devijimin e Radikes dhe shfrytezimin e Vjoses a thua kan dicka per te thene elitat tona? Per Valbonen a thua i vjen gjynah kesaj elite? A i eshte bashkuar ndonjehere ndonje proteste per te drejtat e grave kjo elite, per grate qe vriten perdite rrugeve te kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise a ka ndonje mesazh kjo elite? A ka folur qofte edhe nje here te vetme per jetimet e perdhunuar neper shtepi femijesh? Per betonizimin e parkut te liqenit artificial ne Tirane te ket ndonje mendim elita? Po per ligjin per arsimin a ka ndonje mendim elita shqiptare, per perfshirjen e LGBT ne programet e shkollave publike cfar mendon kjo elite, po per pyetsorin me pyetje te papershtatshme mbi seksin ne shkollat 9 vjecare cfar mendon elita jone e ndritur? Po per taksen ne rrugen e kombit a ka ndonje mendim elita jone? Per pensionistet, paraplegjiket, per minatoret c’mendon o elite? A ke ndonje fjale per femijet shqiptare qe vriten per nje karikues, nje loje bilardo, nje vajze, per nje biciklete, moj elite?

A je o elite, a je mendim i hapur, mendim i pavarur a je, model i sjelljes dhe ndergjegjes sociale kombetare ku je o elite?

A ke menduar ndonjehere per hallet e popullit dhe ta ndihmosh me zerin tend te fuqishem o elit? Sepse ne te gjithe boten elitat e thone hapur mendimin per ceshtje qe prekin direkt popullin, ato mbajne qendrim apolitik te vetin sepse elitat edhe ne vendin me te humbur quhen elita sepse kane mendim te pavarur, sepse flasin, sepse nuk i binden rroges por kokes, sepse shteti nuk i blen dot me nje rrol, me nje shfaqe, as koncert. Sepse ne gjithe boten elitat jane faktor shoqeror konstruktiv per stabilizim dhe edukim, dhe qeveria nuk guxon t’ia shembi Teatrin.

E ne Shqiperi ku nje “gati-Nobelist” si Ismail Kadare, nuk di te shkeputet nga sistemi dhe quan nje popull te tere qe vrapon te shpetoje koken “jashtqitja e kombit”, nuk eshte elite dhe nuk do jete kurre “Nobel”. Ne Shqiperi ku nje gazetare kur i mbyllin stacionin televiziv ku punon kerkon mbeshtetje te popullit per proteste ndaj qeverise, ajo nuk kupton se nuk ka bere asgje per popullin sepse eshte “elite” dhe populli ja ka per detyre ti pergjigjet sipas “botkuptimit te saj elitar”. Dhe ne Tirane kur nje kengetareje ne bllok i mbyllin lokalin e saj privat, ajo kerkon popullin te protestoje kunder qeverise sepse ajo eshte “elite” dhe pse ska ber kurre dicka elitare vec se ka kenduar e paguar neper koncerte e mitingje.

Po ne Amerike kto elitat jane te cuditshme ato kane mendimin e tyre dhe e thone si para dhe pas zgjedhjeve po njesoj. Cudi ky Robert DeNiro si iu versul Trumpit para zgjedhjeve, i versulet edhe sot qe ai eshte President i SHBA. Po pse Robert DeNiro i bie “murit amerikan” me koke ndersa Robert DeNdrika priti kaq gjate sa tashme muri po u bie mbi koke. Ku eshte fuqia jote elite? Ne jemi popull i pafuqishem sepse kemi elita te pafuqishme, keta te ndare te percare me rrole, shfaqje, mitingje djathtas e majtas, me poste e interesa, “po pse ti dhe jo une”.

Jo elite, jo, teatri eshte jeta juaj, por jeta e vertet eshte jashte teatrit ne rradhet e pensionisteve, ne faturat abuzive te OSSHE dhe cmimin me te larte te energjise ne rajon, ne cmimin me te larte te karburanteve ne rajon, ne njerez qe qeveria i vjedh perdite ne taksa – tendera publike – stadiume publike me kulla private – me koncesione PPP – me shpronsime qesharake per komlekse e projekte “madhore” te privateve te saj, qe qeveria i abuzon me sportele – procedura – letra e burrokraci, jeta o elite eshte jashte teatrit tek endacaku qe zvarritet i palare – me dhjetra ne Tirane e qindra ne Shqiperi, te njerzit e koshave te plehrave qe “i marin buken e gojes” Bashkise Tirane per disa kanace te hedhura – tek pleq e plaka qe lypin rrugeve te Tiranes e gjithe Shqierise sepse sistemi i ka perjashtuar nga vetja … sepse modeli je ti.

A po ndihesh popull moj elite, braktisur si ne populli prej teje e prej tyre?

Dil njeher jashte teatrit, sepse aty eshte jeta, aty eshte edhe populli o elite!

 

R.B

[paypal-donation]