Ilir Meta dhe vapa e Gushtit

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard DEDEJ
Presidenti Republikës (por jo i shqiptarëve) Ilir Meta ka filluar një komunikim jo normal veror pothuajse çdo ditë në konferencë shtypi përballë gazetarëve që nuk kanë as formimin minimal profesional gazetaresk apo kurajon ti bëjnë një pyetje të drejtpërdrejtë Metës nëse ndihet më shumë hajdut apo president i shqiptarëve?

Në fakt ai kujton se është president i të gjithë shqiptarve, ndërkohë shqiptarët mendojnë se ky si çdo politikan tjetër shqiptar është një hajdut ordiner dhe shëmbëlltyrë e injorancës. Ky palopresident që del pothuajse çdo ditë para mediave dhe kërcënon gjithkënd që i del përpara se “këtu do bëhet hataja” nqs nuk ja varin Presidentit të Republikës, i cili është një produkt i pazareve të pista politike por që në asnjë mënyrë nuk ka moralin e duhur apo nivelin për të qënë faktor mbi palët politike, apo edhe President i Republikës.

Vapa e Gushtit i ka futur tmerrin Metës dhe të tjerëve me rradhë, sepse kanë vjedhur aq shumë saqë frika nga Reforma në Drejtësi i ka bërë të dalin nga binarët dhe të kërcënojnë Ambasadën Amerikane në Tiranë. Kjo është një lëvizje e dëshpëruar e Metës, dhe lëvizja e tij e fundit përpara se të përfundojë prapa hekurave.
Meta ajka e korrupsionit në Shqipëri, pretendon se ka forcë galaktike dhe eshte shume kokforte ne qendrimin e tij dhe qe askush nuk e zmbraps dot te ruaje gjene e vjedhur i cila eshte me gjakun e shqiptarve.

Në fakt këta janë veçse “fosile politike” që ka kohë që i ka përfunduar koha dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet që i kanë shkaktuar kombit dhe popullit tonë. Por siç e thotë dhe shprehja popullore “dhi e zgjebosur, bishtin përpjetë”, dhe kështu vazhdon ta gënjejë mendja këtë të gjorë se Amerika do “gjunjëzohet” nga fshatari i Skraparit.

[paypal-donation]