I Shëmtuari

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Të shëmtuarit e djeshëm i kanë rregulluar dhëmbët..
Nuk shajnë më femrat e qytetit – “Kurva”..
Si dikur, kërrusur mbi tavolina klubesh të errta..
Dhe gota rakije të murrme..

Kohët kanë evoluar..

Të shëmtuarit e djeshëm, sot janë ndryshe..
Kundërmojnë aroma parfumesh të shtrenjta..
Dhe nga I-phoned komod, shpirtin-plehra..
Shajnë heronj dhe ..ulin vlera.

Shajnë Atdheun, të shëmtuarit e djeshëm..
Sot të veshur mirë..me rroba fine ..
Shajnë nga gazeta, portale, shajnë nga ç’të munden..
E çdo gjë e bëjnë pis..

Të sotmit, janë ndryshe nga të shëmturit e djeshëm..
Që dashnorët e vajzave dhe grave rrugëve, numëronin..
Dhe me fund pinin atë teke rakije..
E dilnin në cep të klubit shurronin..

Të sotmit janë ndryshe në formë..nga të djeshmit pa dhëmbë.
Por jo në thelb dhe përmbajtje..
Pra mund të shfaqen si shkrimtar, filozofë, artistë, bile dhe në fytyrë e trup, të një djali a vajze të re..
Por prap, janë thjeshtë makinë balte..

Të shëmtuarit po pushtojnë botën mbarë..
Po pushtojnë cdo filiz jete..
Dje kishin përbuzjen që i mbante nën litar..
Sot, kanë modën me vete..

Të shëmtuarit janë fatkeqësi..
Janë urrejtje.
Të shëmtuarit, nuk kuptojnë se vrasin gjithcka..
Pa kursyer vetveten.

[paypal-donation]