Humbja e Mitrovices – zhdukja e Kombit Shqiptar!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Ne vazhden e bisedimeve Kosove-Serbi Bashkimi Europian me kerkesen e Serbise, i rekomandoi Kosoves formimin e asocacionit te komunave serbe. Presidenti Thaci, ishte i pari i cili perkrahu idene pa kerkuar asgje ne kembim. Deklarata e pare, e cila hapi debatin e ndryshimit te territorit te Kosoves u leshua po nga Presidenti Thaci, i cili ne nje interviste per agjencine e lajmeve “European Western Balkans” me date 27 Gusht 2018 ka theksuar se eshte eshte e qarte se Medvegja Bujanovci dhe Presheva jane komuna me popullsi shqiptare qe kane kerkuar ti bashkohen territorit te Kosoves, dhe sipas te gjitha gjasave kjo eshte alibia me te cilen Presidenti kerkon t’i shpetoje demit qe beri, duke u servirur me pjate te argjende serbeve venien edhe nje here ne diskutim, te pavarsise se Kosoves si shtet i pavarur; duke i dhene shancin te jene ne avantazh gjate ketyre negociatave, per te plotesuar endrren e tyre te kahershme shkeputjen e Mitrovices se Veriut, ku spastrimi etnik i vazhduar ka cuar ne krijim artificial te nje popullsie me shumice serbe.

Sipas statistikave, vlera totale e burimeve dhe pasurive natyrore te Kosoves ne 11.000 km2 ne harten aktuale, eshte 500 miliard dollare, nder te cilat 400 miliard dollar vleresohen vetem pasurite nentoksore te Mitrovices se Veriut. Nderkohe qe Serbia, edhe pse me nje siperfaqe prej 77.474 km2 ne harten aktuale eshte vleresuar me nje vlere 200 miliard dollare per burime dhe pasuri natyrore.

Pervec kesaj, komunat shqiptare qe ndodhen ne administrimin e Serbise kane nje vlere te larte strategjike, pasi ato jane vleresuar si pika kyce ku planifikohet te kalojne disa rruge strategjike tregtare nderkombetare si “Balkan Silk Road” (Rruga Ballkanike e Mendafisht), nje investim strategjik i Kines qe lidh infrastrukturen rrugore tregtare te Kines nga Azia permes Afrikes neper Lindjen e Mesme dhe Europe. 

Te gjitha luftrat behen per benefite financiare, qofshin placke lufte, pika strategjike, zona ekonomike, burime natyrore apo cdo gje tjeter qe sjell fitim per agresorin. Ne kete rast, Serbia ka planifikuar ne terma aftgjate nje loje te perkryer shahu me territoret shqiptare pergjate dekadave, duke zaptuar me force dy zona mjaft fitim-prurese, pa te cilat shqiptaret humbasin jo thjesht vetem tokat e tyre, por edhe pasuri kombetare dhe pika strategjike territoriale dhe ndikim ne rajon dhe me gjere. 

Nderkohe qe Thaci u serviri kete rast te arte Serbeve, gjeopolitika nderkombetare vazhdon te ziej nje corbe e cila sa vjen e pervelon cdo dite e me shume.

Tashme shume prej superfuqive kane ndryshuar strategjine e tyre dhe qasjen per shume nga ceshtjet boterore. Ne te njejten kohe, jane krijuar akse te reja interesash midis te tjera shteteve te fuqishme, sic eshte aski Turqi – Rusi – Kine.  

Nderkohe Rusia pregatitet per stervitjen me te madhe ushtarake qe pas renies se Bashkimit Sovietik “Vostok 2018” me 11 deri 15 Shtator 2018, ne Tsugol, ne rajonin Trans-Baikal (projekti hapsinor “Vostok 1” ishte ai qe nisi ne hapsire njeriun e pare, astronautin Juri Gagarin ne prill te 1961, ne konkurence me projektin “Project Mercury” te USA). Ne kete stervitje pritet te marin pjese rreth 300.000 trupa ushtarake dhe 1000 avione luftarake dhe 900 tanke te ushtrise Ruse, dhe surpriza eshte bashkimi ne kete stervitje i 3000 trupave ushtarake dhe 30 avioneve luftarake Kineze.

Nga ana tjeter Rusia se bashku Turqine kane deklaruar me 29 Gusht 2018 me ane te dy Ministrave te tyre te Jashtem Lavrov dhe Cavusoglu se jane gati te nderhyjne ne Siri per stabilizimin ne rajonin e Idlib ne kufirin veri-perendimor te Turqise.

Dhe nuk cudit nga ana tjeter reagimi i Kines me 17 Gusht 2018 me ane te zedhenesit te Ministrise se  Jahtme te Kines Z. Lu Yi, i cili ka deklaruar se Kina eshte e gatshme te ndihmoje Turqine ne krizen e fundit ekonomike qe po kalon per shkak te sanksioneve qe SHBA i ka vene.

E nderkohe qe te gjitha keto jane nje bashkeveprim ne perputhje te interesave te ketyre shteteve ne bote, cdo interes i tyre kalon dhe kryqezohet ne ballkan. 

Nje sjellje shume e pazakonte eshte edhe mungesa e reagimit ndaj ketyre zhvillimeve te Kryeministrit Z. Rama dhe Kryetarit te opozites Z. Basha te cilet ne keto muaj te nxehte vere jane shume te zene me akuzat e ndersjellta ndermjet tyre, dhe duken teresisht te shkeputur nga ngjarjet ne rajon dhe me gjere.

Keshtu eshte pare se Z. Rama pasi ka takuar me 29 Korrik te ketij viti nje aktor shume te fuqishem te skenes ekonomike boterore si Aleks Soros (ku nuk dihet se me cfar tagri Soros ka qene pjese e bisedimeve me nje kryetar shteti per procesin e antarsimit te rajonit te Ballkanit ne BE), Rama eshte menjanuar teresisht nga ky debat, nderkohe qe Aleks Soros duket sikur ka mare nga Rama tagrin per te negociuar ne emer te shqitareve me Aleksander Vucic te cilin brenda pak muajve e ka takuar disa here. 

Kuptohet se me investimet e rendesishme ne rajon dhe vendosjen e selise se Fondacionit Soros “Shoqeri e Hapur” ne Beograd pas debimit te tij nga Hungaria, ai tashme po shtrin ndikimet e tij duke u bere “kumbar” i ketyre negociatave ku ne si komb serish grabitemi e coptohemi. Vetem para pak kohesh George Soros eshte takuar edhe me komisionerin Johanes Hahn me te cilin ka deklaruar se eshte diskutuar per projektet zhvillimore ne Ballkanin Perendimor, Shqiperine, Serbine, Kosoven etj. Kjo eshte edhe nje arsye shume e forte pse komisioneri Hahn ditet e fundit ka dale publikisht hapur marveshjes midis Vucic-Thaci. 

Nderkohe qe interesat strategjike ne rajon dhe perkrahja eshte e pandryshuar nga Britania, Gjermania, dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku duhet theksuar se roli i Presidentit Trump eshte akoma ne diskutim, duke patur parasysh deklaratat e tij parazgjedhore ku eshte shprehur publikisht se do ti kthente Serbise territoret e “grabitura” te Kosoves.

Gjithsesi ne kete sezon te ri vjeshte pritet qe loja me trojet shqiptare te vazhdoje, pasi ne Shtator pritet te vendoset perfundimisht marveshja Kosove-Serbi, ne muajt Tetor – Nentor priten dy vizita shume te rendesishme te cilat lidhen direkt me fatet e kesaj marveshje, njera eshte ajo e Presidentit Trump ne France ku pritet te takoje Presidentin e Serbise dhe ate te Frances, dhe tjetra eshte vizita e Presidentit Rus Vladimir Putin ne Serbi.

Askush ne shtetin e Kosoves nuk ka informacion se cfar termash po negocion Hashim Thaci me Aleksander Vucic. Ne heshtje totale dhe ne nje mungese te tere transparence per bisedimet, kjo mund te konsiderohet hapur nje tradheti kombetare e disa prej liderve me te rendesishem te shqiptareve si Thaci, Rama, Basha etj. A eshte kjo nje arsye pse asnjeri prej liderve te sotem ne trevat shqiptare nuk i ka dhene te drejten popullit te vet te shprehet me referendum per ceshtje te tilla madhore? Kjo eshte nje tradheti qe rrezikon secilin nga shqiptaret qe voton per veten, femjet dhe te ardhmen ne keto troje.

 

R.B.

[paypal-donation]