Haga Kriminale

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Në qoftë se shquhemi si Komb luftarak përherë kemi humbur në shkrimin e historisë tonë. Të qënit i aftë në luftë duhet të na bëjë po aq të aftë edhe në paqe, duhet të mësojmë të mos e kalojmë kohën duke shqyer njëri-tjetrin në kohë paqeje ndërkohë që nuk jemi në luftë me një armik të jashtëm. Ajo që po ndodh ne Gjykatën e Hagës është një turp i madh kombëtar shqiptar.

Një gjykatë speciale e themeluar nga vetë shqiptarët për të persekutuar po shqiptarët dhe luftën e tyre për liri nga një okupator barbar dhe populli më i prapambetur sot ne Ballkan, ai serb. Ky populli serb është krijuar mbi krime të tmerrshme shekullore ndaj shqiptarëve, ashtu sic së fundmi në rrjedhën e historisë ishte dhe genocidi në luftën e Kosovës, ku me mijra që janë akoma të zhdukur, rezultuan të vrarë, dhe me mijra të përdhunuar. Por ajo që po hyn në histori (dhe kjo për fajin dhe neglizhencën tonë), është që viktima po gjykohet si kriminel.

Kjo farsë është një paaftësi e ditëve tona dhe armiku ynë shekullor akoma nuk ka vdekur plotësisht por ai kurrë nuk ndalon së luftuari me ne, po me të njëjtin qëllim atë të shfarosjes së kombit shqiptar. Të themelosh një gjykatë speciale për krime që nuk ke kryer o je tradhëtar ose je një injorant dhe s’di ca bën. Serbia miq është një shtet terrorist që ka mbjellur terror dhe ka kryer masakra cnjerëzore mbi civilë të pafajshëm ndër shekuj, dhe faturën e fundit të krimeve në Kosovë po ja faturon vetë shqiptarëve. Sepse ne nuk  kemi një strategji mbrojtje të interesit kombëtar, ne nuk jemi kërkund si faktor politik sepse kjo klasë politike si në Kosovë e si në Shqipëri ështe totalisht e paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare. Ne jemi të cfaktorizuar politikisht në rajon sepse jemi të shitur nga kasta jonë politike, e cila për yll polar ka vetëm korrupsionin. Dhe tani po bëhemi jo vetëm qesharake por totalisht idiote që nuk mbrojmë dot as gjakun tonë të derdhur për liri.

Asgjë s’e pengon faktorin politik në Kosovë apo Shqipëri të ngrejë një Komision Parlamentar për krimet serbe në Kosovë. Asgjë s’e ndalon politikën shqiptare të padisë Hagën per faktin qe ka dalë nga shinat e juridiksionit dhe qellimit te krijimit te saj, dhe po kryen një krim duke hetuar heronjtë dhe viktimat si kriminelë. Asgjë nuk na ndalon ne të Padisim Serbinë për krime luftë. Ne thjesht nuk duam, dhe nuk dimë të luftojmë në kohë paqeje. Dhe ky është një realitet që duhet të ndryshojë. Serbia nuk heq dorë nga lufta ndaj egzistencës sonë sepse eshte e krijuar mbi toka shqiptare dhe perbehet nga perqindje jo fort te paperfillshme e popullsis shqiptare atje, duke i asimiluar e mohuar gjuhen kulturen e patjeter historine e traditen kombetare me dhune. Atehere perse ne s’duhet të luftojmë kundër këtyre barbarëve edhe në kohë paqeje?

[paypal-donation]