Gjithmon i huaj atje, gjithmon shqiptar ketu.

Bota Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Siria, Iraku dhe Afganistani ishin shtetësite kryesore te azilkërkuesve në 2017 në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europjan.

Por ne analizen e Eurostat per shtet kryesore per azil kerkues ndermjet 13 vendeve, vendin e mesit, ate te shtatin, e ze Shqiperia.

E nderkohe ne analizen e bere nga Eurostat per personat qe kane marre nenshtetesi ne nje nga vendet e Bashkimit Europjan per 2016 ishin Marokenët, Shqiptarët dhe Indianët.

Nje trend i tille i kerkimit per azil dhe marjes se shtetsise ne nje vend te Bashkimit Europjan nga Shqiptaret nuk eshte askpak pozitiv. Edhe pse ne dukje ky fakt nuk perben shqetesim per Bashkimi Eurpjan, qe sapo rekomandoi celjen e negociatave per progresin qe ka bere vendi yne; ne vitin qe lame pas shifra e personave te riatdhesuar ne Shqiperi ka qene jo e vogel.

Tek të dhënat globale të dëbimit të emigrantëve ilegalë te siguruara nga ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti thuhet se nga Janari i vitit 2017 deri ne Dhjetor te ketij viti, vetem nga Italia jane riatdhesuar 7502 shtetas shqiptar.

Ne nje prononcim te bere nga Zv/ministres së Brendshme Rovena Voda në Aeroportin e Rinasit pas riatdhesimit të 41 azilkërkuesve nga Franca dhe Gjermania ne Nentor te 2017 ajo shprehet:

« Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Sigurisht numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar. Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësitë për shtetasit shqiptarë për të kërkuar azil  janë zero.”

Edhe pse jemi gati ne gjysmen e vitit 2018, institucionet publike Shqiptare akoma nuk kane nje statistike te sakte per numrin e azilkerkuesve, apo te te riatdhesuarve me shtetesi Shqiptare nga vendet e Bashkimit Europjan.

E nese bejme nje llogari fare te thjeshte: Italia brenda vitit te shkuar ka kthyer 7502 persona, po ashtu nga Franca, Belgjika dhe Gjermania riatdhesohen perafersisht 500 persona ne muaj, do thoshim se shifrat jane alarmante.

Jetojme ne vendin me te bekuar te planetit, ku tashme po ja mesyjne te punojne dhe te jetojne edhe vete europjanet, shumica prej tyre Italiane, Gjermane, Finlandeze, Hollandeze, e te tjere qe po e shijojne kete vend me cdo gje te bekuar qe ofron. Kemi te gjitha burimet per ta bere jeten tone ketu, “ne shtepi”. E nese niseni larg, shikoni ku shkoni; dhe kur te shkoni larg, ktheni koken pas sepse “guri i rend ne vendin e vet”.

Gjithmon i huaj atje, gjithmon Shqiptar ketu.

 

[paypal-donation]