FENOMENI “VALDRIN”

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Fran UKCAMA

Valdin Pjetri paska ba krime kundër njerzimit!! Duhet gozhdue si Jezu Krishti. Valdini e gjithë Valdrinët i dëbuan nga Atdheu këta politikanë, me Sali Berishë, me Fatos Nano, me rinorët Majko+Meta, e tash me konteporanin europosman Edi Ramën. I degdisën udhëve të botës, nën ura, në maune, mbi trena, sa vdiqën nga torturat, nga vapa, nga akulli, nga uria, nga droga.

Valdini paska ba krim, se iu gjet nje fitil hashashi, u dëbua djali. Ç`fare krimi! Po si mendoni ju o dallkaukë, njeriu nuk ka të drejtë të korogjohet? Po ju o pisa s`keni lënë gjë pa bërë, hajni, kurvni; ju e vodhët Atdheun cep e më cep, na keni lënë si në një kadavër ekspermentale më keq se sa bëri Hitleri me hebrenjtë. Ju jeni të gjithë për t`u hedhur në flakë mbi turra drush, ju tradheti e pa skrupullt, e ja ku jeni në krye të politikës përsëri.

Po Meta efendiu me Mona bejlereshën ku i gjejnë nga treqindmijë paund për tre borrokaçat në Ingliterrë? Po Edi ku e kualifikoi dhe e formoi birin e vet? Në Paris? Ku i mori dollarët? Po vetë zotni Luli me vila në Hollandë, me dy jetesa në Tiranë e në Tulipanë, ku i gjeti milionat? Po Sali Berisha që rrit Shkëlzenin që bredh botën, pa asnjë ditë punë, ku i gjen kacidhet? Po gjithë shpura e ministrave, zëvendësa, deputetë, drejtora, gjyqtarë, prokurorë, ku i bënë këto saraje, këto vila, ku i morën të ardhunat!!!

Ti Lulzim Dështak Basha, a i njeh krimet tua monstruoze? Hajdutëri supershekullore në një autostradë dhishë, ngatërrime me rusët me miliona dollarë, shkelje flagrante aleancash me euroatllantikët, vesi të çoi në prehrin rus. Po aktakuzat që skalite në Kosovë? Tash kapesh me Valdrinat që mbijetuan në braktisjen e madhe. Valdrini në krahasim me ju asht vetë Jezus Krishti, ju të gjithë jeni Judë, Judë, Judë.
…se për pak harrova, nuk dashkeni një Pjetër por një Adem o sulltanat e PD-së.

VALDRIN MOS DESHPRO O BIRI IM, AS NUK ME NJEH AS NUK TE NJOH!!!
Ti para 16 vitesh ke bërë një gabim, të gjithë gabojnë në jetë; bien, ngrihen, përmirësohen… dialektike kjo. Këta që lypin kokën tande, dhe këta të tutë që dhe pse të morën të prezentuan, të afirmuan si talent të ri politik, një turi kanë. Po ta them unë, këta janë ujqërit ma gllabërues të të gjithë shekujve mbi Shqipëri.

Këta vodhën 157 miliardë asete ushtarake.
vodhën masakruan 250 uzina e kombinate,
shkatërruan, shitën gjithë minierat, mineralet,
vodhën puset e naftës, populli asgjë nuk gëzoi,
këta vodhën magazinat me dhjetë vite rezerva,
vodhën floririn e shtetit,
kanë vjedhur dy-tre herë bankën e Shqiptarëve,
na kanë vjedh Valdrin emnin, nderin, dinjitetin.
Këta sundimtarë të këtyre tridhjetë viteve nuk ka gjykatë në botë që i fal,
këta duan ti cosh gjithë mbi turra drush, në litar,
këtyre me soj e sorollop duhet marrë krejt sarajet, vila pasuri,
se i përkasin popullit fukara.

Ti mos u mërzit se je më i pastër se Saliu, se Luli, se Meta, se Nano, se Gramozi, se Rama se Taulanti e kompani.
Ti vijo udhën tande o bir. Ty të qitën prej Atdheut në gojën e ujkut, e t`pyesin si shpëtove, si i pickove pak gjuhën e gjatë barbarisë..ti do përparosh duan a nuk duan këta horra, dënimi nuk asht i përjetshëm o vampirë të demokracisë surralistë alla albania.

Dëgjo Bacën Valdrin, po t`vidhje, po të kurvnoje, po t`preje në besë, po të tradhëtoje nuk shkrueja kurrë për ty, si ti ikën të rinj djemtë e mi, tash janë pesëdhjetëvjecar. Po ti bëre krim o bir, se shite dy-tre fitila për të hangër një picë dhe spageti atje n`humnera ferri ku të qiti shteti, ky shteti maskara që tash po ta ha..
Po këta prijës bluosh e kuqosh as cunami i Atllantikut nuk i shpërlan krimet e tyre o bir, me këta unë as nuk skuqem as nuk verdhem, burra kurva dhe gra kurvare si këta as ka pa dhe as nuk do të ketë ky komb.

SHKO ME SHOQNI MERR VENE, ME TAVE KRAPI BUZE DRINIT E BUNES, LUTJU JEZU KRISHTIT JO PER FAJIN POR SE PO TE SHPETON NGA KTHETRAT E MASKARENJEVE,,
TI LUFTO, EC PERARA, KETA JANE DREJT FUNDIT…

Saliu ka ikur, keq më vjen, i madh patriot, tani kronikal..
Nano bythëlëvizur, botës, pa vlerë,
Meta në gines për gafoman alla Çim Peka,
Gramozi drejt pensioni, tutius.
Rama në rënje, meteor që shkërmoqet,
Taulanti i vogël fare, akoma lyp nji motër,
Luli, karabush hamullor për silazh, vjeshtaku që s`lidh kokërr..
Ti je shkodran, me kaq të gjithë këta i tejkalon!!

Falmeshëndetet e mia, të ruejtë zoti, ma mirë në vehtësinë tande se me ndie kakarisjet e kanxhit homoseksual Bardhi.

Hajt e mos ki gajle bree!!

[paypal-donation]