FEMRA

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

“Nuk mund të thuash që ke njohur femrën pa e pasur atë përball në gjyqin e divorcimit!”
Eshtë kjo një shprehje e huazuar nga diku. Dhe do ta merrja për të vertet për vet faktin se shumë gjëra në jetë, bën mirë të mos ti vërtetosh nëse është e mundur.
Por ca, po, pse jo…ose te pakten tento…
Nga eksperienca personale do të thoja thjesht këtë…
Nuk ka asgjë tjetër në jetë, më të magjishme se përpjekja për të njohur femrën.
Të fal emocion, adrenalinë, është një lojë që të thith brënda saj dhe e luan me seriozitetin dhe pasionin që do luaje lojën e jetës, si një fëmij, si një ushtar në betejë, si një kafsh e komanduar nga instiktet, si një artist, si një triumfues, por edhe si një viktimë.
Dhe rrezultati për dreq është ironik, dhe përgjigja për dreq është e thjeshtë, pa shumë fjalë të komplikuara të vëna bashkë.
Kurrë nuk do mundesh, kështu që thjesht shijoje.
Dhe e para femër që ndeshemi është nëna, është qënie interesate nëna.
Mënyra si të prek, si të vesh , si të flet, si të shan, dhe se si të vështron.
Ata sy aq të butë dhe të bukur, komunikojnë me ne, dhe është ajo gjuha e parë që ne mësojmë, ndjejmë në cdo moment dhe e c’kodojmë lehtë mesazhin e tyre edhe pa fjalë. Dhe na vjen cudi se si baballarët nuk arrijnë, por ndjejnë nevojën e argumentimit apo sqarimit.
Pastaj në jetën tonë vijnë shoqet, dhe këtu fillon të nderlikohet pak problemi. Duhet më shumë komunikim, arma më e dobët e cdo mashkulli. Dhe mesazhet janë shumë më konfuze dhe të pa qarta, i vetmi mesazh që arrijme ta marim vesh pa fjale është buzqeshja.
Pastaj dashuria e parë.
Këtu komunikimin dhe mesazhet i merr lumi, bëhen shkel e shko.
Edhe flokët që i merr era dhe fustani mbi gju, dhe ecja mbi gjethe, na duken sikur thonë, i bëmë për ty. Nuk po flas për buzqëshjen dhe shikimet, dhe as prekjen dhe puthjet. Për këto edhe mendimi se do të mund ti përshkruash është jo real.
Por s’duhet ta ngatërrojmë me seksin.
Sërisht ka të bëjë me femrën natyrisht, por jo ekzaktesisht me sa thamë më lart. Dhe them se është ndër të vetmet momente që ne meshkujt kemi përplasje personalitetesh brënda vetes.
Seksi s’është romancë për ne, por kjo nuk përjashton aspak atë që në romancë është i përfshirë edhe seksi. Dhe këtu lind keqkuptimi i parë themelor mes gjinive, dhe këtu ka zanafillën keqkuptimi i madh i fjalës “femër seksi”.
Dhe besoj se ky është një keqkuptim që as une dhe as një tjetër pas meje nuk besoj se do ta sqarojnë dot kurrë.
Pastaj vjen gruaja ose bashkëshortja. Dhe të gjithë mund ti ndajmë leht etapat para dhe pas martese, para dhe pas lindjes së femijës. C’do njëra e ndryshme nga tjetra , dhe cdo njëra më e mahnitshme se tjetra.
Pastaj disa kanë pasur fatin e keq apo të mirë, të njohin një tjetër gjë..”Mistres”
Ky është një kapitull më vete, dhe i përplasur me shumë këndvështrime.
Cuditerisht këtë “krijes” që të gjithë e anashkalojnë dhe më e keqja dhe e cuditshmja është se shumë njerëz mundohen edhe ta përcmojnë.
Por do të thoja që ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, dhe jo në pak raste, ka qënë një nga momentet dhe ndjenjat më të rëndësishme të jetës së një njeriu, e cila ka ndikuar edhe ne fatet e shumë ngjarjeve botërore.
Nuk do mund të lej pa përmendur dicka tjetër, striptistet.
Ky është arti ku janë ndërthurur negativitet e dy gjinive në mënyrën më të përsosur të mundur.
Dhe nëse do ta përshkruaja me pak fjalë, do të ishte pak a shumë kështu:
Vëndi ku cdo mashkull mund të marrë aq shumë “dashuri” dhe “përkujdesje” (pa u prekur natyrisht) nga shumë femra njëherësh, sa është gati të besojë që të gjitha femrat e tjera të botës, kanë qënë qorre dhe shumë të pa vëmëndshme ndaj tij. Dhe kjo sipas tij, ka qënë padrejtësia e shekullit..deri sa..?!..atij ti mbarojnë parat dhe një më i moshuar dhe akoma më i deformuar se ai vet, hyn ne klub..!
Në atë moment ai fillon të besojë se ato femra, po tallen me atë tjetrin, deri sa ky të bëjë paratë dhe të rikthehet serisht…

[paypal-donation]