Fe e Parti veç për Shqiptari!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Të jetosh me frikë si një qen i padenjë për padronin, është vdekje në agoni që shumkush e bën shpesh pa kërkuar zgjidhje apo shpesh edhe pse kështu zgjedh.

Ti urosh dikujt të vdesë vetëm e vetëm sepse kerkon ti marësh karrigen, është makutëri e rrangut superior, ku përfshihen patjetër vese të lashta të soit “njeri” si tradhëtia, hakmarrja, shpirtligësia, dritëshkurtësia, injoranca, etj.

Gjithsesi të tëra këto bashkë janë përdorur e shfrytëzuar që në lashtësi si nga lider historikë në beteja të fituara me pabesi dhe tradhëti me thika pas shpine, si nga besimet e ndryshme që shpesh janë përdorur për të shkolluar lider apo për të lënë në errësirën e injorancës e padijes popuj të tërë, me qëllim që të udhëhiqen nga doktrina me bazë frikën për të folur për të pyetur për të qënë të lirë.

Ama kjo aplikohet edhe sot kudo në botë, keqinformimi është mjeti më i ri i përdorur për të paditurit që besojnë se “gjithshka që fluturon hahet”. Keqinformimi është shkalla më e lartë e injorancës që njihet sot për sot. Ti mund t’i shesësh një injoranti cdo lloj informacioni, dhe ta armatosësh me ide për të cilat është i aftë ti mbrojë me cdo mjet dhe të lëndojë këdo, apo edhe ta bësh kamikaz.

E sheh këtë për fat të keq në të gjitha politikat e Kishës Ortodokse Greke Serbe apo Ruse, e sheh këtë në forcat anti-BE dhe pro-Ruse që trumpetojnë ndarje të BE. E nëse sot BE mbahet, drejtohet, dhe përfaqsohet nga Gjermania, për ne si shqiptarë është shumë e qartë se kush janë aleatët tanë dhe pse shtetet dhe faktorët jo-aleatë kërkojnë shpërbërje të një fuqie kaq të madhe që ka ngritur që në fillim të herës Gjermania, shpërbërje dëmtim apo gllabërim strukturor e ideor të institucioneve të fuqishme ndërkombëtare si NATO, OBSH, etj.

E jo pa qellim, e pikerisht ne terma keqinformimi, Rusia deklaroi gjetjen e vaksines kunder CoVID-19, e para qe e beri kete gje edhe pse shkencerisht eshte e pamundur te provohet efikasiteti per shkak te kohes se shkurter. Sigurisht ne fazen e dyte te testimit kete mund ta benin edhe Amerika edhe Anglia apo shtete te tjera te fuqishme, por kjo nuk do te ishte aspak etike dhe e besueshme, dhe sidomos e rrezikshme. Dhe Putin beri nje goditje mjaft efikase ne sherbim te pushtetit dhe strategjive te tij ne nivel nderkombetar. Dje bursat ne te gjithe boten u hapen me ngritje per shkak te ketij lajmi, por ne fund te dites investitoret duke pare te verteten e hidhur te lojes se Putinit ben serish nje terheqje qe ishte shume domethenese per bursen e cila u mbyll ne shifrat me te ulta ndonjehere. Vec burses ne tregjet nderkombetare, Putin testoi edhe psikologjikisht mbare boten e cila tashme duket e lodhur dhe e deshperuar per te pranuar cdo zgjidhje per situaten. Te shohim si do te vazhdoje Putin te testoje edhe te negocjoje “placken e tij te luftes” neper bote, influencat dhe marveshjet ruse me boten. Loja sapo ka filluar tashme.

Nga ana tjeter, dhe me të drejtë, shumë shqiptarë pyesin “po pse Turqia investon miliona në Serbi ndërsa në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e toka shqiptare ngre vazhdimisht institucione fetare, shkolla fetare, xhami etj”?.

Sepse i dashur vëlla i paditur, Turqia, ashtu si Kina, ashtu si Rusia njohin mirë politikën dhe gjeopolitikën, kanë strategji afatgjata sa vetë historia e njerëzimit, me anë të të cilave “pushtojnë” territore dhe kombe. E nëse për “të pushtuar” Serbinë, Turqisë i duhet të investojë në ekonomi, sepse aty ai komb preket, bindet dhe shitet/blihet më së shumti pra tek paraja;

Në tokat shqiptare turku sundon me ideologji, duke shitur fenë e tij, duke blerë besimin tonë me minare e shkolla fetare, me kurse profesionale ku shitet fe, me ndihma që blejnë njerëz për bukën e gojës. E keshtu nuk do jete e larget koha kur Turqia dhe Greqia e Serbia do bejne serish shkembim popullate ne kuader besimesh. Kete here jo me dhune por me strategji, duke terhequr te rinjte, te pregatiturit, te shkolluarit, per nje jete me te mire, e duke shperngulur familje e fise te tera. Sepse ne fund te fundit do te ngeleshin ne trojet shqiptare pjesa me vulnerabel, me e dobet, me lehtesisht e asimilueshme.

E pra po kështu edhe politika duket qartazi e ndarë, sepse qartazi bektashizmin në Shqipëri vec institucioneve përkatëse e ka shitur Ilir Meta, sepse myslimanizmin në Shqipëri vec institucioneve përkatëse e ka shitur Sali Berisha me Lulin që na futi në Konferencën Islamike, e më pas Rama “me shokë” duke dhënë toka publike e prona shtetërore në qëndër dhe kudo në kryeqytet, ku nga të kthesh kokën shikon minare. Ndërsa Kisha Ortodokse e shitur më së shumti nga Nano, serish Rama, Dule etj, është shumë e hapur. Ajo qartazi nuk shkollon shqiptare që ti ketë në krye të saj, ajo në krye të saj kërkon vetëm grekër si hirësia e tij Janullatos (me pasaporte shqiptare dhurate nga Ilir meta). Po sigurisht sepse politikat greko-serbo-ruse mund ti aplikojë vetëm një grek i pastër, sepse shqiptarët kësaj kishe i duhen vetëm si numra, dëshmitarë, turmë që e përdor për të realizuar qëllimet e veshur me petkun fetar.

E duke e parë panoramën në këtë këndvështrim, gjithkush mendon, a është kjo e sotmja një luftë pushteti, paraje, apo fetare. Në fakt të treja këto janë ne shërbim dhe në sinergji perfekte me njëra-tjetrën. Të njëjtën lojë bëjnë edhe bizneset, ato janë ushtarë të ngritur, fuqizuar, e faktorizuar nga vëtë politika e në shërbim të saj.

Ne fund, o shqiptar, ti zgjidh e mer. Beso në cilën parti a fe të duash, vec mos harro se pikë së pari duhet të besosh në shqiptari, duhet të punosh për shqiptari, e duhet të përfaqsosh shqiptari.

 

R.B.

[paypal-donation]