Fatos Baxhaku

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Më kanë tërhequr gjithmonë prostitutat.
Jo nga anë e seksit, përkundrazi, është e vetmja anë e tyre që për një aresye apo tjetër s’më kanë tërhequr aspak dhe nuk më ngjallin as kuriozitet..por për pozicionin dhe pozicionimin e tyre në shoqëri.
Më kanë tërhequr arsyet që i kanë shtyrë aty, më ka tërhequr ai transformim i cuditshëm që ju ndodh në vete dhe që e sheh të transmetohet në sjelljet apo fjalët e tyre.
Më ka tërhequr ajo se si shoqëria i sheh, i përbuz apo i përdor. Më ka tërhequr tërë mesazhi i tyre.
Ndoshta, pothuajse të gjitha ato,kanë qënë vajza të mira, të turpshme dhe ndoshta i kanë paragjykuar, sharë, neveritur prostitutat si të gjithë të tjerët dhe ndoshta ndoshta, as në ëndrrën e tyre më të keqe, nuk e kanë menduar, se një ditë do të ishin pikërisht ato, në atë pozicion.
Pra kam qën gjithmonë kurioz ti pyes për atë ditën e parë, atë thyerjen e parë të vetes, gëlltitjen e turpit apo të neverisë për meshkujt me gjithfarë formash, moshash, dëshirash, karakteresh, sjelljesh, që u është dashur t’ju shfrynë epshet..në to.
Kam qënë kurioz për atë kapërcimin e atij pragu të fundit, ku e kanë ditur, se do jenë pikërisht ato, ku shoqëria do të drejtojë gishtin e turpit.
Pra si e kanë përjetuar ? Cfarë kanë ndier ?
Kjo më ka bërë që ti shoh në një plan tjetër dhe natyrisht përtej kuriozitet, të ndjej keqardhje apo të shoh me neveri tër shoqërinë dhe botën, që i ka vënë pikërisht në atë pozicion.
Po, është kjo shoqëri që i ka vënë ato në atë pozicion dhe si e tillë është kjo shoqëri, që më ngjall krupën.
Tek to shikohet, gjithcka kemi gatuar, tër nevojat, pangopësitë,epshet, streset..tër thyerjet e moraleve shoqërore. Thyerjet e njerëzve po ashtu..por dhe paragjykimet e jetëve të të tjerëve, kur nuk jemi në “këpucët” e tyre.
Dhe të mendosh, se ato shesin trupin e tyre, pa sjelle viktima, biles ato janë viktima të cilat në një farë mase ndihmojnë viktima.
Ndaj i shoh dhe me një farë simpatie, po ashtu dhe ndjehem jo mirë, se dikur i kam paragjykuar pa parë thellë në jetët e tyre apo në cfarë përfaqesojnë.

Me gjykimin, përcmimin dhe neverinë që shoqëria ka parë prostitutat dhe kriminelët, unë kam parë gazetarët.

Natyrisht ka qënë një gjykim emocional, nisur nga dëmi shkatërrimitar që i bëjnë historisë, shoqërisë, kombit dhe si rrjedhojë njerëzve të një shoqërie apo kombi, familjeve, fëmijëve dhe të ardhmes po ashtu.
I kam parë si vrasës gjakftohtë, si psikopatë të lindur, këto pushkë që i drejtohen cdo burimi jete, cdo dashurie.

Kjo sepse pas cdo prostitute apo krimineli, kam parë një atdhe të shkatërruar, një shpresë të thyer, një moral kombëtar të rrënuar, një zhurmë të padurueshme megafonësh të vdekjes, që kanë krijuar apo justifikuar, pikërisht këta gazetarë.

Kam parë luftra, ikje rrefugjatësh, fëmijë jetim, femra dhe fëmijë të rrëmbyer për tu shitur rrugëve të botës..dhe gjithmonë prapa cdo tragjedie, janë pikërisht gazetarë..të cilët kanë nxitur një luftë, kanë justifikuar cdo luftë, kanë mashtruar një popull apo turmë emocionalisht,duke krijuar tragjeditë, që në jo pak raste, kanë rënë direkt dhe mbi vete ata.

Kam lexuar gati gjithcka mbi të ndjerin Fatos Baxhaku.
I kam lexuar në heshtje dhe me një ndjenjë faji, pse ta mohoj.
E pata takuar një mbrëmje para shumë kohësh, në Tiranë.
Dhe ishte ashtu sic e përshkruajnë, njeri i thjeshtë, babaxhan dhe i mirë, “Tirons” dhe fytyrë e parë, ndoshta në rininë tonë.
Mendoj dhe pranoj, se ai debat i vogël që lindi mes nesh, në atë tavolinë aq miqësore, ishte gabim imi, pavarësisht se u ndamë si miq, arritje më shumë e tija.
Ai ishte 100% njeri i mirë dhe 100% njeri me zemër , bagazh dhe inteligjence.
Ndryshe nuk do vdiste aq i thjeshtë, ndryshe nuk do nxitonte gjithkush (nga ndjenja e fajit apo pastrimi i duarve dhe fytyrës) ti thurte aq elozhe dhe ti dedikonte aq shkrime mbreslënëse.

Ai ishte 100% njeri i mirë dhe 100% njeri me zemër, bagazh dhe inteligjence.
Këtë nuk e pashë në shkrimet për të, sesa në shkrimet e tija, ku në njërin prej tyre, i drejtohej pikërisht gazetarëve, në një gjuhë aq miqësore dhe aq të sinqertë, biles dhe aq diplomatike, sa fjalën e duhur “Ju kriminelë të jetës” e zëvëndësoi me fjalët..”Po bëjmë shumë gabime dhe jemi fajtorë, të gjithë, me c’ka gatuajmë dhe ngjan”

Ai ishte 100% njeri i mirë dhe 100% njeri me zemër , bagazh dhe inteligjence.

Ju që vazhdoni ti gjykoni gazetarët, si unë dikur.
-Pra si kriminelë gjakftohtë, psikopatë që nuk kanë asnjë brerje ndërgjegje për krimet e tyre, nuk e njihni jetën e tyre dhe aq më pak ti përgjithsoni.
Nuk e njihni as rrugëtimin, as problemet e tyre, as shkaqet por shikoni vetëm pasojat.
Shumë nga ata, kanë dhe kanë patur ëndrra për të qënë dikushi, për të krijuar dicka të mirë, të bukur, dicka që tu shërbej njerëzve..dhe ashtu e kanë nisur rrugëtimin e tyre..
Disa të tjerë, janë gjendur gazetarë..rastësisht, por kanë parë se përfitimi ka qënë i jashtëzakonshëm..
Të tjerë, janë tërhequr pikërisht nga ky përfitim, nga ky status, nga ky shkëlqim, sic janë tërhequr “Valdrinët” në gabimet e tyre të fëmijërisë, nga një rrugë më shumë me pak pasoja në njerëz.

Ju që vazhdoni ti gjykoni gazetarët, si unë dikur..nuk dini shumë gjëra për ta.
Ju shikoni vetëm pasojën që ata kanë në jetët tuaja, por nuk e kuptoni se ndër ta, ka njerëz që i bren akoma ndërgjegja..
Dhe këta janë njerëz të thjeshtë, babaxhan dhe të mirë..që i kuptojnë dhe i urrejnë pasojat që sjellin.
Si i ndjeri Fatos Baxhaku.

Tagged
[paypal-donation]