Fariet e tranzicionit 30 vjecar!

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Edhe sa breza duhen qe te mbaroje tranzicioni!

Ne pluralizmin shqiptar, fenomeni qe ndodh rendom eshte ose

a) nepotizmi si ne dinastite e lashta te mesjetes, ku interesi i familjes ne krye te partise eshte primar per gjithe militantet, mercenaret ne postet publike e monopolet private te patriarkut, dhe votuesit te verber qe fale zotit eshte gjithnje e ne zhdukje.
ose b) diktati i liderit i cili po ashtu si ne rastin e pare, ashtu sic ndodh ne cdo strukture diktatoriale vendos veton ne perzgjedhje dhe eleminim prioritetesh, interesash dhe elementesh kontribues ose jo.

I gjithe opinjoni publik shqiptar po shikon tashme te zhveshur nga cdo maske te treja partite kryesore te politikes shqiptare.
Po ku do te gjeje ne skenen politike perendimore nje shakaxhi kaq te zhdervjellet sa Fahri Balliu. Si do ta kuptonte ndryshe publiku se reliket e diktatures komuniste qe mbronte me zell “memen Parti dhe shokun ENver” ne gazetat e asaj kohe, jane ata qe na qeverisin; nese Fariu nuk do te dilte ashtu me i motivuar se asnjehere tjeter per te mbrojtur te birin deputet pa asnje lloj kontributi ne politiken shqiptare.

A eshte ky modeli i ristrukturimit te Partise Demokratike, ku vlerat blihen dhe shiten sipas shijes se Lulit te shkrete.
A jemi ne popull kaq i paafte per te ngritur vete zerin per gjerat qe na takojne ndaj qeverisjes se Rames, apo Luli eshte kaq i zoti te kape cdo kauz dhe ceshtje qe ngren njerezit e thjeshte dhe ta ktheje ne favor te interesave te tij politike per te dobsuar kundershtarin me qellimin e vetem per ti rrembyer karrigen kryeministrore.

Po ku eshte pare e degjuar qe grup njerezish te perlyer deri ne fyt te beje me nje popull te tere, me femijet e tij, e me femijet e femijeve nder vite per 8 dekada (5 ne diktature dhe 3 ne tranzicion) cti doje qefi me kete vend cdo gje qe i ka falur natyra, dhe me kte popull dhe cdo pike djerese qe ka derdhur per keto 80 vite ne sherbim te tyre.

Edhe sa do te zgjasi tranzicioni i Saliut komunist qe Vendos Lulin diktator te deshtuar ne krye te PD te cilen e ka kthyer ne nje ndermarrje zifti qe vetem hedh balte ne ca gropa ku thyen koken populli dite pas dite, per ti bere zhurme Edi Rames nje tjeter diktatori qe si askund te bote ka frike edhe nga pronocimet publike, dhe si pasha hap televizion privat.

Partia e Salulit dhe ajo e familjes Meta jane vetem hallka te zinxhirit te pazareve qe nuk u shkeput kurre nga cdo gje qe pinjollet e diktatures bene dhe bejne per interesa teresisht personale dhe bizneset e tyre familjare brenda dhe jashte vendit; me Edin e Fatosit, dhe Sajmirin e droges, qe bene sikur pastruan vendin nga droga per ta centralizuar tregun ne doren e tyre.

[paypal-donation]