Evropë apo Shqipëri?

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Silvana Berki

Shqipëria nuk do të lëkundet për idenë e futjes në EU- thotë Edi Rama.
Po sikur të fokusohemi të futemi njëherë në Shqiperi, brënda vetes sonë, në marrëdhënie njerëzore me njëri tjetrin? Ne kemi Shqiperi, por gjithmonë shumica ndihen si pa të. Nëse marrëdheniet tona me njëri tjetrin do të ishin në rregull dhe morali i perditshmërisë do të ishte në standarte për tu krenuar sot, as Hollanda e as Franca, apo skeptik të tjerë nuk do të kishin asnjë armë kundra nesh. Ne kemi urrejtjen në standartet më të larta, ne kemi papergjegjshmërinë në standartet më të larta, ne kemi kokfortësinë në standartet më të larta.
Sic e shikoni, Europa nuk po na vendos mure per shkak se Shqiperisë po i mungojnë standartet europiane të teknologjisë, ana materiale jo vetëm që ka kohë që është plotësuar por Shqiperia është një ndër vendet ku konsumi zë vënd të lartë. Ne dimë të konsumojmë, por jo të rezervojmë, jo të ricikolojmë. Ne dimë të shpërdorojmë por jo të korrigjojmë, jo të rregulojmë, të përkujdesemi. Këto në dukje janë karakteristika për të cilat nuk i kushton njeri rëndësi, ndërsa unë mendoj se janë themelore në ndërtimin e një kulture të pergjegjshme. Pra ajo që Franca apo Hollanda nuk tolerojnë është pikërisht ky lloj fenomeni që shfaqet në format e papërgjegjshmërisë së të rinjve shqiptare nëpër shoqëritë e tyre.  Të rinjtë shqiptar e kërkojnë integrimin duke u futur në terrenin e krimit dhe jo të asaj që i kërkohet një të riu europian duke u edukuar neper shkolla apo duke synuar për ndonjë profesion.  Ky është problemi. Të pyesësh veten, pse të rinjtë shqiptare kapen aq lehtë mbas krimit është një pikëpytetje e madhe që duhet tia drejtojmë vetes dhe jo europes. Përse nuk dallohen per krime edhe të rinj të vëndeve ish-komuniste sic janë rumunët, bullgarët, ish-jugosllavet? Përse rinia jonë synon tregun e zi? Prej nga lind mendimi i pasurimit me cdo kusht dhe në mënyrë të shpejtë e të lehtë? Cili është koncepti i fjalës “Pasuri” për rininë shqiptare sot? Cfarë ndien ai nëse nuk ka pasuri materiale në shoqerinë shqiptare, presion ky që e vendos të bëj qoftë edhe zgjedhje të gabuara.
Këto janë pyetjet me të cila do të hyja brënda vetes, per ta kuptuar veten dhe parandaluar të keqen. Ne prodhojmë familje të papërgjegjshme e me moral të ulët, të cilët prodhojnë fëmijë/qytetarë nesër me po të njëjtat karakteristika sepse hallet e tyre nuk i dëgjojmë dhe i përjashtojmë nga pjesëmarrja shoqërore.
As e vë në diskutim se Franca dhe Hollanda nuk e kanë hallin e emigrantëve shqiptar si problemin kryesor per emigracionin. Teoritë e tyre janë gjeo-politike. Por nga ana tjetër, me konstatimin që na bëjnë nuk janë gabim dhe ne nuk ju themi dot JO, sepse ne kemi probleme me njëri-tjetrin, ne nuk kemi pik dinjiteti, ne themi në mëngjes ndryshe dhe në mbrëmje ndryshe, ne flasim si Tarzani në xhungël me njeri tjerin, ne nuk respektojnë jo vetëm lirinë e tjetrit, por as privacinë e tjetrit.
E vetmja dëshirë qe ne kemi dhe shpresojmë të na pranojë Europa është që hajt mbase na edukon si popull sepse ne jemi të pa-aftë ta bëjmë këtë. E duke folur për këte lloj pa-aftësie, pyetja që do të bëja unë është: përse në të kaluarën stërgjyshërit dhe gjyshërit tanë me aq pak civilizim që kishin dhe  në atë varfëri ditën me aq mëncuri të edukonin fëmijët e tyre duke ju rrënjosur një moral shumë më te lartë sesa sot?!
[paypal-donation]