E VERTETA MBI DETIN

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard Dedej

Greqia e ngritur mbi toka Pellazgo-Ilire, ka patur historikisht qëllime ekspansionite ndaj Shqipërisë. Dhe që në fillimet e saj të pavarësisë (që ja dhuruam po ne), ky shtet i ngritur në territoret tona në kurrizin gjakun dhe djersën e stërgjyshërve tanë, e shikon Shqipërinë si një vend që vazhdimisht duhet ti marrë territore tokë apo det qofshin këto. Në 30 vitet e fundit, pasi Shqipërinë e shkatërruan politikanët tanë (që mos i paçim që nga Sali Berisha, Nano, Meta, Basha dhe Rama e me rradhë) Greqia përherë ka gjetur mbështetje në llumin e kombit (politikanët e lartpërmendur) për të arritur qëllimet e saja srategjike shtetërore kundrejt Shqipërisë (që me aneksimin e tokave shqiptare në jug), por pasi nuk e arriti dot në vitin 1997 fizikisht, e mbylli këtë proces duke shëndërruar juridikisht etnikisht popullatën nga etni e pastër Shqiptare në atë minoritare greke (kundrejt një pensioni dhe një kafshatë bukë që i jep fshatarëve në jug të vendit).

Problemi themelor i yni është se në 30 vite kemi shkatërruar cdo institucion në vend dhe kemi krijuar pushtet absolut politik në nivel sulltanor. Sot konflikti me kufirin detar që nisi me agjentin anti-shqiptar Sali Berisha i cili i hoqi Shqipërisë kufinjt detar me votë në Parlament para se të firmoste marrëveshjen famëkeqe detare me Greqinë në dëm të Shqipërisë dhe që pastaj u rrëzua nga Gjykata jonë Kushtetuese. Dhe që në atë moment ne tashmë kemi një tjetër problem të hapur me Greqine (përvec Çamërisë) sepse Berisha me Bashën e hapën këtë lojë të ndyrë antikombëtare në dëmin tonë dhe sidomos të cështjes Çame (që tashmë del në plan të dytë në marrdhëniet Greko-Shqiptare) por që deri tani kanë shpëtuar nga mosndëshkimi i ligjit apo i popullit.

Rama nga ana tjetër është në një tjetër pozicion sepse ka një aleancë me Turqinë dhe Erdoganin, dhe sado paradoksale mund të duket është po Turqia ajo që ndaloi copëzimin e territorit tonë në jug nga Greqia në vitin1997. Sesa do e mbajë Rama lojën dhe aleancën me Erdoganin koha do e tregojë. Por ajo që mbetet e qartë është që momentalisht vetëm Turqia ka forcën ti thyej hundët Greqisë në rajon. Vetëm Turqia ka interesa të ngushta që Greqia mos të zgjerojë hapesirën e saj detare, dhe besojeni apo jo, ne nuk kemi fuqi ushtarake si në kohën e diktaturës të mbrojmë kufinjtë tanë.

Dhe mos u gënjeni me histori të së Drejtës Ndërkombëtare sepse pa fuqi ekonomike dhe ushtarake askush nuk do i respektojë të drejtat tona. Në këto momente Turqia mund të mbrojë kufinjtë tanë detare nga Greqia shoviniste dhe agresive, e cila ushqehet fort nga burokratët e BE. Greqia po i zgjeron kufinjtë me forcë, dhe ju mendoni se Rama është i aftë ta ndalojë këtë agresion bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe ushtrinë tonë të dobët!?

Turqia të ftohet të mbrojë kufinjtë tanë shtetëror sepse jemi të pazotë për momentin, kemi një klasë politike të korruptuar dhe totalisht të paaftë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Tagged
[paypal-donation]