E DREJTA jote MBARON aty ku FILLON E DREJTA ime!

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Në Kushtetutën e Shqipërisë e Drejta e Shprehjes dhe Fjalës së Lirë mbrohet me ligj, po ashtu është e mbrojtur me ligj edhe e Drejta e Publikut për Informim.

Por e Drejta për t’u Shprehur dhe ajo e Fjalës së Lirë, nuk mund të shkelin të Drejtën për Informim dhe lajm të pavarur e të vërtetë.

Ja dy anët e kësaj medalje:

Së pari: Nëse në Shqipëri ka media që me anë të shpifjes dhe keq-informimit, shkelin të drejtën për informim të publikut, le të dënohen sipas ligjit.

Nëse në Shqipëri ka gazetarë që shpifin sepse paguhen dhe i përkasin axhendave të vecanta politike, me qëllim lobimin për forcat të caktuara me anë të manipulimit të masave duke përdorur fjalën e lirë dhe lajmin; këta nuk duhet të kenë lidhje me gazetarinë.

Shpifja me pagesë për qëllime lobimi me anë të mashtrimit të opinionit publik, është prostitucion gazetaresko-politik si dhe pamoralshmëria që ka shpërfytyruar modelin e njeriut në Shqipëri. Ky model serviret përditë e përnatë në cdo studio televizive ku koka e emisionit fle në xhepin e moderatorit miop.

Këta janë modeli i mbrapshtë që televizionet dhe mediat shqiptare servirin sot për elitat, janë antivlera që konsiderohet vlerë.

Së dyti: Ndikimet qeveritare të cfardo lloji në percjelljen e lajmit, ndryshe nga procedurat zyrtare të parashikuara në Kushtetutën e Shqipërisë, konsiderohen shfrytëzim posti për propagandë dhe lobim publik për përfitim vetiak. Ky është korrupsion aktiv i qeverisë dhe qeveritarëve, me mjetet mediatike qofshin digitale, online, media sociale etj.

Propaganda që bëhet në ERTV në mënyrë private për punët publike është e paligjshme. Asnjë informacion për punët publike nuk mund të transmetohet ekskluzivisht nga media që kanë lidhje direkte (apo aq më keq që drejtohen) me një subjekt publik, për shkak se përbën konflikt interesi.

Nuk ndodh në asnjë vend të botës që subjektet e licencuara si media, ta marin lajmin për punën që bën kryeministri nga një media e palicencuar dhe private e vetë kryeministrit, duke shkelur kështu të gjitha rrugët ligjore të Institucionit të Kryeministrisë të përshkruar në Kushtetutën e Shqipërisë për të dhënë Informacion Publik dhe për Transparencë, dhe duke e shëndërruar Informacionin Publik të mbrojtur me kushtetutë në një mjet privat propagande.

Dhënia ekskluzive e lajmit për këtë portal është shkelje e të drejtës për informim si dhe e konkurencës së lirë. Monopolizimi i lajmit qeveritar nga Kryetari i Qeverisë po con drejt mbylljes së rrugëve për marjen e informacionit nga burime të pavarura dhe përcjelljen e këtij informacioni në publik, pra kjo është rruga drejt diktaturës. Monopolizimi i lajmit mbi subjekte politike nga vetë këto subjekte është shpesh objekt manipulimi dhe propagandë e pastër me qëllim mbajtjen e pushtetit me anë të kufizimit të burimeve alternative të tregut të lirë informativ për publikun e gjerë.

Nëqoftëse duhet t’i futemi e të pastrojmë kazanin e mediave, le ta fillojmë nga ERTV Z. Kryeministër.

 

R.B

[paypal-donation]