Donald LUJ Politiken Shqiptare

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Tё jesh kaq i uritur pёr drejtёsi dhe kaq i pambrojtur nga padrejtёsitё, tё jesh i pёrdorur nga shqiptarёt kundёr shqiptarёve pёr hesap te antishqiptareve sic ёshtё sot populli shqiptar, duhet tё jetё vёrtet ulёritёse nё sytё e ndёrkombёtarёve. Politikё apo tradhёti!!!

Ditёt kur politikanёt shqiptarё thёrrasin e bёrtasin nё mitingje, foltore e deklarata publike pёr tё ngritur popullin “nё revoltё” pёr t’ja hedhur kundёrshtarit nё fyt, kanё mbaruar.

As cadra e Lulit, as “deklaratat krizё” tё Saliut, as mllefi i “Monikёs me cizme”, dhe as populizmi i “tё majtёs sё djathtё” tё Edi Ramёs, nuk bёri asgjё pёr kёtё popull gjatё 28 viteve, dhe padrejtёsitё vazhdojnё nё pёrplasjen e “ca tё nёnёs dhe ca tё njerkёs”.

Tashmё bota kёrkon pёrgjegjёsit pёr qeverisjet tranzitore dhe tranzicionin pa fund qё mban peng njё popull dhe njё rajon tё tёrё. E gjithё kjo situatё ka pёrgjegjёsit dhe ca duar tё pista qё fshihen mjeshtёrisht mes nesh.

Progres-Raporti nga Kёshilli i Bashkimit Europian ishte pozitiv, ne kemi bёrё progres dhe BE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipёrinё. Sigurisht qё progresi sado i vogёl apo “i madh” tё ketё qenё, nuk i atribuohet nё asnjё mёnyrё klasёs politike Shqiptare.

Nё thelb ai qё quhet “progres” nga vendet e BE, janё vetёm zhvillimet dhe momenti ku ndodhet politika rajonale dhe ajo botёrore, gjё qё favorizon pёrfshirjen e Shqipёrisё “me hir a me pahir” nё strukturat e Bashkimit Europian, me qёllim rreshtimin e faktorit Shqiptar nё krah tё strukturave Euro-Atllantike. Pozicionimi i tillё i Shqipёrisё nё fakt bёhet pёr te krijuar nё Ballkan njё bazё tё fortё dhe te qendrueshme reagimi pёr tё gjitha pritshmёritё e mundshme apo zhvillimet e reja nё gjeopolitikёn rajonale apo edhe ate botёrore.

Kjo lloj qasje, edhe pse tёrёsisht me baza tё interesave strategjike rajonale dhe mё gjerё tё fuqive tё mёdha Euro-Atllantike, ёshtё nё favor tё fuqizimit tё faktorit Shqiptar nё Ballkan, arsye kjo pse Shqiptarёt nё tё pesё shtetet Ballkanike ku pёrbёjnё faktorin prim shtet-fromues, sot janё mbёshtetёs tё kёtyre fuqive pa kushte.

Ështё pёr tё ardhur keq, kur shikon se si klasa politike Shqiptare ёshtё kthyer ne nje hajdute patetike dhe demode e zbuluar tashme, saqё askush nuk e beson mё se kёta katёr a pesё njerёz kanё sjellё “progresin” tonё tё shumpritur.

E ne, e kemi fituar me dhimbje tё drejten pёr tё qeshur. Dhe shohim “Portokalli” pёr tё njohur vetveten.

Sepse ne e kemi fituar me vuajtjet e padrejtёsive, tё drejtёn pёr drejtёsi. Dhe shohim spektakёl elitar me ambasadorё tё vёrtetё.

Nёse ka ndёrkombёtar nё kёtё vend, do ketё njё shuplakё tё fortё qё do jehojё me “katёr kohё” pёr tё katёr liderёt politikё kryekusarё dhe kryetradhёtarёt aktualё.

Nё rrolin e tij tё vёrtet Donald Lu bёri njё performancё tё shkёlqyer nё “Protokalli”, duke u shpjeguar qartazi dhe pёr tё disatёn herё publikisht shqiptarёve misionin dhe pёrkushtimin e tij, pa lёnё asnjё shteg pёr keqkuptime dhe keqinterpretime.

Ky vend do ketё drejtёsi dhe kjo ёshtё koha e duhur.

Koha ёshtё e duhura qё nё politikёn shqiptare tё ketё heronj tё tjerё amerikanё. Njё Donald qё luan pa dorashka me kartёn e tё drejtёs, njё Donald qё luan pastёr nё mes tё pisllёkut tё politikёs shqiptare, njё Donald qё po bёn gjithshka duhet tё kishim bёrё vetё nё kaq vite, DREJTESI.

Koha eshte e duhura qe shqiptaret te kuptojne se cili eshte drejtimi qe i mbeshtet ne fuqizim. Lindje apo perendim!!! Shqiptaret duhet ti harrojne perrallat dezinformuese per “zyrtare te huaj me axhenda personale”. Edhe kur te mos e kuptoni politiken, mos u beni vegel qorre e megafoneve ruse qe shpikin telenovela me ambasadore amerikane me axhende antishqiptare. Ajo qe sot eshte e sigurt si drita e diellit, eshte se Donaldi Luan Politike te paster pro-shqiptare ne emer te Amerikes. E ne emer te Shqiperise besoni se ky vend behet.

 

R.B.

[paypal-donation]