DO PRISNI DHE PAK!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Ky vit nisi i vrullshëm me plot dinamizëm në skenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Ky dinamizëm është në koherencë të plotë nëse kuptojmë sinergjinë e veprimeve Ruse në Ballkan dhe në botë. Ka shumë zhvillime përsa i përket investigimit që po kryhet ndaj përfshirjes së Rusisë në zgjedhjen e Trumpit president të SHBA. Dhe kjo gjë ka bërë që tashmë Trump të nxitojë të mbyllë edhe aferat e fundit që i kërkohen nga Rusia, e këtu bën pjesë edhe forcimi i pozitës Ruse në Ballkan nëpërmjet fuqizimit të Serbisë dhe dobsimit të faktorit Shqiptar. Sigurisht që deklarata e tërheqjes  së trupave amerikane nga Siria pa as më të voglin konsultim me zyrtarët më të lartë të Pentagonit, po ashtu dhe deklarata për tërheqjen nga Traktati i Armatimit Nuklear me Rusinë që më së shumti ngjau me një dhuratë të pastër për Rusinë sesa mbrojtje e interesave amerikane, janë pjesë e lojës së Trump për të dobësuar gjithnjë e më shumë pozitat Amerikane në botë dhe për ti lënë fushë të lirë veprimi Rusisë. Pikërisht për këtë, presidenti nën hetim Donald Trump po vepron në mënyrë të paprecendentë në historinë e Amerikës, duke krijuar një destabilitet dhe kakofoni të brendshme, me qëllim anashkalimin e dobsimit të pozitave të Amerikës në politikën ndërkombëtare.

Thënë kjo, ky njeri po zbaton më së miri planin dhe premtimet për ndryshimin e kursit të politikës Amerikane në kah negativ për kombin e tij, duke sulmuar institucione, projekte dhe investime qindra vjecare të cilat Amerika i ka krijuar dhe i ka fuqizuar me qëllim ruatjen e rendit dhe paqes botërore. Kështu mund të numërojmë tërheqjen nga shumë marveshje ndërkombëtare mjaft të domosdoshme për Amerikën, ndryshimi rrënjësor i politikës me aleatët e ngushtë të NATO-s, mbështetjen e c’bërjes së Bashkimit Europian dhe mbështetjen e daljes nga Unioni të Britanisë, ndryshimi i qëndrimit të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit sic edhe ka deklaruar në intervistë live para kandidimit të tij ku do ti kërkonte falje Serbisë për shkëputjen e Kosovës prej saj dhe dëmin e shkaktuar (intervistë e cila u fshi nga You Tube sapo ai kandidoi për president). Sigurisht që presidenti Trump këtë qëndrim ka mbajtur edhe me shtetet e tjera të Ballkanit me shumicë Shqiptare duke i konsideruar si barbarë dhe elementë kriminale të lidhur me ISIS dhe radikalët Islamike(duke bërë në këtë rast propagandën anti-shqiptare të stilit Turko-Serb). Duke sulmuar shqiptarët ai ka hedhur në gojë të Rusëve kombin tonë, dhe investimet strategjike qindravjecare të kombit të tij. Dhe refuzimet që tashmë po i vijnë nga brenda Shtëpise së Bardhë dhe Pentagonit për veprmtarinë e tij anti-Amerikane, po cojnë në vërtetimin shumë shpejt të vënies së tij në shërbim të Rusisë, dhe tradhëtisë së lartë ndaj interesit të kombit dhe shtetit Amerikan.

Në të njëjtën mënyrë Rusia po përpiqet të destabilizojë së brendshmi Europën, kështu jo rastësisht Ministri i Italian i Punes Luigi Di Maio (lider i Lëvizjes anti-Europjane 5 Yjet) bëri një takim me jelekverdhët në Francë duke mbështetur kështu hapur lëvizjet anti-Macron. Qeveria e Mateo Salvinit e cila s’është aspak pro-Eurpoiane dhe që me raste hedh në debat edhe tezën It-exit, mbështet forcat nacionaliste radikale dhe politikanë si Marie Le Pen të mbeshtura hapur nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Për këtë arsye linja politike e qeverise aktuale Italiane është anti-Europiane dhe pro-Ruse. Di Maio bëri akuza të forta ndaj Parisit duke e akuzuar Francën si shkaktare të varfërisë në Afrikë, ndërkohë që Salvini hedh akuza ndaj Francës për mosveprim për paqen në Libi. Kështu duket se Putin tashmë ka në dorë edhe një shtet tjetër që mund ta ndihmojë më së miri në konfliktet ndërkombëtare të hapura si dhe të shkaktojë jo pak dëme në BE. Jo pa qëllim deklaratat e Federica Mogherinit e clia gëzon mbështetjen e plotë të Salvinit dhe është një zbatuese e flaktë e politikave të tij së fundi në debatin e dialogut Kosovë-Prishtinë kanë marë kahun pro-Serb.

Por Trump nxit me ngut nëpërmjet Këshilltarit për Siguri Kombëtare John Bolton përmbylljen sa më parë të një marveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sigurisht që John Bolton është po ashtu një anti-Shqiptar i përbetuar, dhe ai nuk do të humbiste asnjë rast për ti shërbyer në pjatë argjendi Rusisë cdo pëllëmbë tokë shqiptare, pasi për të ne nuk jemi aleatë të Amerikës por radikalë islamike sic shprehet në një intervistë që për fat akoma qarkullon në You Tube.

Por ai qe cudit më së shumti, Edi Rama, i cili deklaroi në Ëashington për CNN “mos e dhëntë zoti që Trump të zgjidhet president i SHBA”, tashmë është tërësisht i dedikuar në axhendën e këtij të fundit? Përse Rama nuk vrapon më me ngazëllim tek Angela Merkel të përqafohet si dikur, por shkon dhe përqafohet tashmë me vrasësit e Khashoghit në Arabinë Saudite? Përse Rama ka thyer premtimin për reduktimin e korrupsionit dhe dënimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta qeverisje? Patjetër që Prokurori Amerikan që është njëherësh edhe agjent i shërbimeve ligj-zbatuese Amerikane (FBI) Gjon Juncaj e di mirë se “kush i ka dalë para trenit” të Reformës në Drejtësi, kur lëshon një deklaratë e thotë se “treni i reformës nuk ndalet, dhe kush hipën ecën para, por kush i del para shtypet” e di mirë kush po qëndron përpara reformës dhe është bërë palë me krimin. Shërbimet e inteligjencës amerikane që po hetojnë krimet e Presidentit Amerikan dhe që kanë kundershtuar me forcë dhe publikisht lëvizjet e këtij të fundit, e dinë mirë se deri ku i ka shtrirë duart Rusia, deri ku ka blerë dhe lobuar me anë të presidentit Trump për të përmisruar pozitat e saj në rrang ndërkombetar duke u bërë sot një faktor që po e sfidon Amerikën dhe cënon interesat e saj në shumë rajone perfshirë edhe Ballkanin dhe faktorin Shqiptar një aleat i përhershëm i SHBA.

Po ata nuk presin sepse së shpejti Trump bie nga froni i gënjeshtërt që i ka ngritur vetes me ndihmën e Putin, e bashkë me të bie edhe Hashim Thaci që ka marë garanci për njohje të Kosovës nga Serbia nëse fal Trepcën nga vetë Putin menjëherë pas vizitës së këtij të fundit në Beograd, e bashkë me të bie Rama që ka dalë hapur kundër shërbimeve të inteligjencës amerikane që kanë tashmë në dorë timonin e trenit të Refomës në Drejtësi, e menjëherë në muajin Maj mbaron edhe mandati i shërbëtores së Mateo Salvinit (kukull ne dore te Putin) në BE Federica Mogherini.

Dhe ka kuptim e gjitha kjo, sepse as Hashim Thaci dhe as Aleksander Vucic nuk kanë në dorë të negociojnë dhe të garantojnë marveshje të cilat nuk mbështeten nga parlamentet përkatëse. Sepse më e pakta që do të ndodhë, është që parlamenti Serb në kuadër të vënies në diskutim tashmë nga Hashim Thaci, të integritetit territorial dhe kufirit të Kosovës, të pretendojë pse jo edhe Prishtinën. Patjetër që Thaci e di se Vucic nuk garanton dot asgjë nëse në Serbi nuk bëhet ndryshimi i kushtetutës dhe të nisë pregatitja për njohjen e pavarsisë me votë në parlament. Po Thaci diku na paska garanci nga Putin, nga Vucic, dhe sigurisht që jo për shqiptarët, jo për tokat, jo për atdheun, por për veten e tij. Sepse ti ke nevojë për garanci Hashim, sepse tashmë shpejt vjen koha kur përvec të tjerash do kërkohet edhe shkarkimi yt për tradhëti të interesave kombëtare. Rama? Ai thjesht nuk po di si të largohet nga shinat e trenit të ciit i ka zënë rrugën. Edhe pak do prisni dhe pak, jemi afër finishit!

 

R.B.

Tagged
[paypal-donation]