Dhuna që dhunon!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

 

Sot është dita kundër dhunës.

Sot bëje pushim, të lutem mos na dhuno.

 

Po të drejtohem ty gazetar,OJQ-ist, ty shërbyes të një politike të bastarduar që tani nuk po më lexon, pasi je i zënë në kërkim të një ngjarje, për ta kthyer në një lajm makabër, të tërheqësh kështu vëmendjen për ca klikime apo “” fitore” më shumë.

Je i zënë, duke kërkuar se si mund ta pasqyrosh vendin tënd, në mënyrën me skandaloze të mundur, pa kuptuar apo dashur të kuptosh pasojat.

Je i zënë, duke kërkuar se si të nxjerrësh nga errësira një personazh patetik, pavarësisht se i shërbeve vetëm urrejtjes.

Je i zënë, shumë i zënë për të sulmuar dikë, për interes të dikujte apo disave, pavarësisht se nuk përputhen me interesat e vendit tënd, aspak.

Je i zënë, duke gërmuar në jetë njerzish, nën rroba, nën jorgan..dhe pasi mastrubohesh me to apo me imagjinatën se si mund të mastrubohen njerzit me lajmin tënd, i hedh dhe dhunon mendje.

Tani nuk më lexon, je i zënë, se pasi ke mbaruar gjithcka thash, je në kërkim të një projekti, të financuar diku nga jashtë.

Për ty, pak rëndësi ka qëllimi apo idea që përcjell, pak rëndësi kanë rrjedhojat dhe pasojat..në njerëz apo vet atdheun,  rëndësi ka që paguhet mirë dhe të bën VIP. Të rëndësishme janë dhe fotot.

Me to dukesh bukur, me to mund të mbështjellësh edhe ndërgjegjen, dhe nëse rastësisht një grimcë e saj ngel zbuluar, mundohesh ta mbysësh me ushqim, e vesh, e ngjesh të paktën mos ta shohin të tjerët shëmtinë.

 

Sot është dita ndërkombëtare kundër dhunës. Të lutem bëje pushim, që dikush sot të mos dhunojë një grua, një fëmijë, një mik apo shok, si rrjedhojë e dhunës që ti shkakton mbi të.

Bëje pushim sot, mos dhuno.

Nesër zgjohu pak më herët.

[paypal-donation]