BURRI!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Gjëja më e vështirë sot është të jesh një burrë dhe aq më keq të jesh një prind!

Mos u cudisni femra.
C’ka une po them është një e vërtet.
S’po flas për meshkujt, për ata që s’dinë ku hedhin corapet nëpër shtëpi, që kruajnë topet, ndërsa ju bëni punët e shtëpisë. S’po flas për ata që ju përbuzin, ju nënvleftësojnë, ju godasin..dhe ndjehen mirë, pasi forca e tyre mashkullore la shenjë tek ju, la lot, la dhimbje.
Po flas për të qënit burrë.
Le të jemi të sinqertë, ne jemi ndërtuar ndryshe.
Dhe ndërsa ju keni përkujdesjen, keni ëmbëlsinë, sensualitetin, bukurinë, qeshjen tuaj që shëron dhe lëndon c’do shpirt, ndërsa ju keni celsin e jetës dhe të familjes.
Ne..? Vertet c’kemi ne..?!!
Ne kemi admirimin për gjithcka ju keni dhe bëni, për mënyrën si levizni, si shikoni. Ne kemi paaftesinë për t’ju rrezistuar, ne kemi dëshirën t’ju prekim, puthim, t’ju shijojme, te shkrihemi ne magjinë qe na dhuroni.
Ne kemi dëshirën e pa krahasueshme, të jemi ne ata…të përzgjedhurit tuaj, të vetmit të përzgjedhur.
Dhe këtu fillon ajo c’ka s’është e lehtë për ne, të paktën jo sot, na kuptoni..!
Fillojnë egoja dhe pasioni, të cilat përzihen cuditërisht dhe s’jemi në gjëndje të dallojmë se cfar është cfar, por dimë që është kjo që ka sjell të gjitha ndryshimet në këtë botë, të gjithë punën, artin, shkencën, qoftë edhe vetë luftën, krimin, vdekjen; dhe të gjitha këto vetëm me një qëllim: të jemi ne të përzgjedhurit tuaj.
Të jemi ne ata të cilët shkëlqimi i syve tuaj ka burimin, të jemi pasioni juaj, kujdesi juaj, dhe krahu i duhur ku ju të mbështeteni në ato paqartësitë tuaja, përgjigja për ato 1000 pyetje që ju mundojnë c’do moment nga të qënit femër.
Të jemi ne ata që ju do keni besimin që ju duhet për të krijuar vatrën tuaj, fëmijët, familjen, të jemi ne babai!
Pra bota jonë rrotullohet rreth jush pambarimisht, dhe kjo na jep fijet që na lidhin me jetën..por njëkohësisht edhe fijet që na shkëpusin tërësisht nga ajo.
Por sot ne jemi në kërkim, në kërkim të identitetit që po humbet cdo ditë.
Eshtë e mundimshme, shumë shumë e lodhshme, gjithcka është në kaos absolut.
Vuajmë, vërtet vuajmë. Vuajmë pamundësinë të dimë se c’duhet të jemi.
Të jemi krenar? Krenaria s’paguhet, ajo ndëshkohet.
Të ndershëm, punëtor, të drejtë?!
Sic e dini edhe këto janë të ndëshkueshme.
Dhe vështrimi juaj bëhet më i ftohtë, pavarësisht se fjalët ndoshta ndoshta prap kanë ëmbëlsi dhe ai vështrim, ajo indiferencë që ai vështrim tregon janë celësi që s’po mundemi ta gjejmë që të hapim atë portën e ngrohtë që na duhet.
Dhe po paguajmë cmimin. Dhe cmimi në shumë raste jeni pikërisht ju.
Të shkatërruar nga mundësia për identitet, nga pamundësia për të qënë të dashur, për të qënë prindër, të stresuar nga përleshja me të përditshmen për mbijetesë, nga përcmimi që duhet të kapërdimë, nga dueli shkatërrimtar krenari-interes, drejtësi-fitim.
Nga dueli me atë të “sukseshmin” atje jashtë, por që s’jemi ne.
Duam të jemi të zotët aq sa të na dashuroni, kaq kërkojmë.
S’është e lehtë, s’është e lehtë të jesh një burrë sot, na kuptoni..

[paypal-donation]