Buke e kripe, e zemer te bardhe!

Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nje kafshate pergjysme me te gjithe njerezit ne nevoje!

“Reago” nje nga shoqatat me te njohura ne Shqiperi, ka filluar sot nje fushate ne ndihme te njerezve ne nevoje. Anetaret e saj do shperndajne buke falas cdo dite ne keto dite te veshtira per secilin nga ne.

” “Reago” ne aktivitetet e saj nder vite e ka patur gjithnje prioritet ndihmen per shtresat ne nevoje, per kete arsye Reago ka mbajtur hapur dhe funksionale per 2 vjet me rradhe, nje qender ku ushqeheshin te pastrehet dhe njerezit ne nevoje perpara se keto qendra te hapeshin nga Bashkia Tirane” – thote per EtnikAlb Kryetari i kesaj shoqate Z. Leonard Dedej.

Ne fakt askush nuk e di se sa do te zgjase dhe se sa rrezikojme me kete gjendje, por keta te rinj kane zgjedhur te solidarizohen me njerezit ne nevoje duke ndare me ta qoftë edhe buken e perditshme. Eshte per tu pershendetur kurajo e ketyre nejrezve te cilet kane lene shtepite dhe dalin e u ofrojne njerezve shprese, shprese se askush smbetet vetem, shprese se dite me te mira do vine dhe kete do ta kalojme sebashku. Eshte nje gjest human dhe mjaft i vlersuar altruizmi guximi me te cilin keta njerez hidhen ne rruge duke patur parasysh rrezikshmerine qe ekziston qe te infektohen edhe ata vete.

Eshte per tu admiruar fakti qe ata jan aty ne ndihme te kujtdo i duhet pak buke pak kripe e pak zemer, te cilat shqiptari sja ka kursyer kurre mikut, shqiptarit, nevojtarit kushdo qofte. Nje bravo per te gjithe ju qe gjeni force e luftoni ne ditet me te veshtira te njerezimit. Zoti ju befte drite ne rrugen tuaj te shpreses. Shqiptaret do e fitojne te bashkuar edhe kete beteje. Reago me ne!

Stafi EtnikAlb

[paypal-donation]