Bëhu Mendimi jo Zhurma!!!

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Amarildo Pregapuca

Të gjithë njerzit kanë nevojë për vëmendje, për tu ndjerë të rëndësishëm, ky është dhe thelbi i njeriut.
Ndaj shoqëritë vendosin etalonet e urrejtjes apo dashurisë, dhe cdo njeri kërkon të bëhet i rëndësishëm, në këtë lojë që i vihet përpara.
Janë po të njëjtët njerëz, të cilëve nëse një shoqëri, ju vë si etalon bashkëpunimin, krijimin, ndërtimin, ndihmesën etj, do të nxjerrin mrekullira nga vetja e tyre, duke cliruar energji fenomenale dhe nëse po atyre njerëzve, ju vë si etalon urrejtjen, gërminin e së keqes apo shkatërrimin, ata sa hap e mbyll sytë, bëhen më të dëmshmit e mundur pikërisht nga nevoja për vëmendje dhe për tu ndjerë të rëndësishëm.
Pra politika meret pikërisht me krijimin e këtij etaloni.

Imagjinoni për një cast…!
Sikur tërë energjine e harxhuar, për një politikë pabukse, se sa ka bërë një hotel për probleme pune, ku do të rrokanisësh kokën dhe të lësh familjen, të meresh me probleme shteti, që ne natyrisht i duam të bëhen sa më mirë.
Pra imagjinoni tërë këtë energji diskutimi dhe tërë këto rreshta apo germa që kemi harxhuar, ta harxhonim në pyetjen…
-Si mund ta bëjmë Pukën, po aq tërhëqse sa Korcën?!
-Si mund ta bëjmë universitetin dhe shkollën, jo vetëm rentabël, por dhe një ndërmarje gjigande, ku të kish mundësinë e financimit për të nxjerrë studentë të përgatirur dhe jo vetëm…por që tu hapej dhe prespektiva e punës, nga aty?
Dhe sa e sa të tjera pyetje që zgjojnë mendim…
Këto janë cfarë duhet të shtrohen në tryezën e një kombi, që politika të mos jetë sharje apo akuza, duke sjellë vetëm regres e depresion, por një lojë e bukur, ku të krijojmë të gjithë vendin dhe veten.

Kjo është se cdo të thotë FRYME, në politikë.

[paypal-donation]