ANTI-SHPIFJE

Politikë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Ledian Droboniku
Gazetarët e aktivistët po protestojnë sepse qeveria po u cënoka “lirinë” e medias!
Kjo nënkupton se deri tani mediat paskan qenë të lira? Se deri tani gazetarët paskan qenë të lirë e kanë informuar drejt popullin?
A ju rezulton juve kjo gjë?
Apo ju rezulton se mediat kanë qenë dhe janë pronë e oligarkëve? Po ashtu dhe gazetarët, pronë dhe vegël e oligarkëve? Se lëpijnë kockat që kasta u hedh si qenë besnikë. Se televizionet e gazetat janë mbushur me injorantë e bundra? Se mediat e gazratarët nuk merren me hallet e popullit por lojrat e pallatit. Duke degraduar shoqërinë, duke hutuar e shokuar popullin që ai të mos kuptojë se çpo ndodh vërtet?
Nëse është kjo e dyta, atëherë pse bëhet protesta?
30 vjet e ende nuk e keni kuptuar?
Sa herë që populli akumulon një pakënaqësi, ajo duhet të kontrollohet e shfryhet në drejtime të parrezikshme për sistemin. Pa mendoni pak, me gjithë këtë mjerim që ka zënë popullin, “liria e medias” ishte halli i tij?
Sigurisht që jo! Kasta parafabrikon problemin ashtu dhe zgjidhjen. Bën ligj çensure e pastaj fton krimbat “opozitarë” të luftojnë për liri.
E kështu kasta sundon edhe 180 vjet të tjera. Kontrollon dhe arrën dhe gurin. E populli pa intelektualë patriotë, mbetet jetim. Ai nuk kupton dot as shkaqet dhe as shpëtimin nga kurthi perfekt. Ai ankohet e bërtet, por kjo nuk mjafton!
Deri sa të zvarritet në injorancë e të mos ngrihet për dinjitet e sovranitet!
[paypal-donation]