AMERIKA JONE!

Bota Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Nga Leonard DEDEJ
Dhe pse historikisht kemi patur armiqtë më antinjerëzorë dhe më mizorë që historia njeh, siç janë sllavët dhe grekët, Zoti na ka bekuar në 100 vitet e fundit me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është konstatim historik, që pa Amerikën ne nuk do të egzistonim si Komb, dhe ndoshta do ishim asimiluar krejt si rracë. Para 100 vitesh Amerikanët na shpëtuan nga copëtimi përfundimtar mizor evropian, dhe sot siç flasim po na shpëton nga sundimi më i rrezikshëm që kemi përjetuar ndonjëherë, dhe ai është korrupsioni i lartë i politikës Shqiptare. Ky korruspion, ka 30 vite që ka gërryer vendin në çdo qelizë të prespektivës së tij, e ka boshatisur atë në mënyrë të frikshme dhe e ka varfëruar në nivel mizerabël.

Amerika ka filluar një luftë madhore antikorrupsion në Shqipëri, e cila do të përcaktojë të ardhmen e popullit tonë për dekadat e ardhshme, dhe kjo është një betejë jetike për kombin tonë të cilën ne pa Amerikën nuk e bëjmë dot sepse korrupsioni shtetar është shumë i fuqishëm dhe e ka kapur shoqërinë në çdo aspekt duke i lënë vetëm një rrugdalje, atë që të braktisi vendin e tij.

Përveç reformës amerikane në drejtësi e cila fillon punë shumë shpejt me hetime konkrete antikorrupsion në nivelet më të larta të politikës shqiptare, kemi dhe një tjetër front lufte antikorruspion, dhe ai është shpallja nongrata e zyrtarëve shqiptarë e cila filloi me Adriatik Llallën një ish prokuror kukull dhe vegël e botës së krimit të organiziar e korruspionit në vendin tonë. Ky ish prokuror që sot endet në shtete të huaja me pasuri të pajustifikuar, ishte peshku i parë që ra në rrjetën amerikane të drejtësisë dhe nuk është rastësi metafora që “këta do gjuhen të gjithë si peshq”. Pastaj ishte Vasili një politikan mediokër injorant i cili vjen nga bankat e korrupsionit elitar të LSI. Dhe i fundit por jo i fundit në listë ishte Vangjushi me familjen e tij, ky Gjushi vogël që dje bënte “be” se ishte një akullore për nga pastërtia e figurës por që na doli një nevojtore e korrupsionit në Shqipëri sipas amerikanëve.

Dhe sa nevojtore të tjera ka Shqipëria? Ka plot, është deri në fyt me të tilla nevojtore korrupsioni dhe Amerika po e pastron këtë për ne sepse përndryshe do mbyteshim në nevojtoren e korrupsionit që ka ndërtuar klasa jonë mafioze politike shqiptare antikombëtare. Zoti e bekoftë Amerikën sepse realisht pa të nuk do ishim ne!

[paypal-donation]