Prof. Roshi, te diskutosh vlerat duhet ti njohesh ato!

Politikë Shëndeti Shkencë Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Në pikën ku njerëzit kanë filluar të hanë njerëz në Shqipëri vetëm për hir të politikës. Pa asnjë fije etike, njerzillëku, njohje meritash, mirnjohje vlerave e kontributeve ndër vite.

Pa as më të voglën brejtje ndërgjegje kur flasin kuturu duke i faturuar edhe një njeriu aq të pregatitur të vyer e kontribues në formimin e shumë brezave të mjekëve që e kanë lënë vendin dhe të atyre që shërbejnë akoma në këtë vend; gjithë maskaradën dhe pisllëqet që bëhen në sistemin shëndetsor dhe atë politik shqiptar,

Atëherë ky komb rrezikon jo vetëm vlera por edhe identitet në duar të injorancës.

Injoranca ka qënë një nga armët më të forta që sistemi politik në Shqipëri ka shfrytëzuar për të blerë ushtarë të verbër besnikë për një copë bukë. Sespse duket se shqiptari ka harruar të besojë në vlera, ka harruar të jetë mirënjohës, ka harruar të bëhet supi, guri i fortë që mbështet pa frikë dijetarin, të shkolluarin, të ndricuarin. Dhe tashmë endemi në errësirë injorance në të gjitha fushat, sepse shkelim me këmbë këdo që na del përpara për hir të bindjeve politike duke harruar që sistemi nuk fillon e as ndryshon me një njeri, por sistemi mund të përmirsohet, dhe ky sistem duhet ta ketë për nder të ketë të tillë elemente si profesori i nderuar që mbështeti e edukoi sa e sa breza mjekësh të rinj që sot shërbejnë në sistemet shëndetsore nëpër botë apo edhe në Shqipëri.

E nëse refuzoni të paguani për shërimin e doktorit, kush do kujdeset për shëndetin tuaj nesër?? Politika apo kryetari juaj?? Nëse ekselencat kanë fatin e keq të bëhen viktima, ku do i gjeni të tjerët o të mjerë, o të verbër, o të shkretë të paditur e të pagdhëndur, kush jeni ju pa këto vlera?

Sot askush s’beson më në ndryshim apo rrotacion, sepse gjithshka tashmë bëhet për para, për jetë a vdekje për kolltuk të kryetarit, dhe militantizmi ka çbërë edhe njeriun e fundit në këtë vend, duke e vënë këtë popull në dy anë të një llogorje si armiq të përbetuar me jetë.

Mor po turp e faqen e zez paçi, e mos u bëfshi kurrë njerëz, sepse te diskutosh vlerat duhet me pare ti njohesh ato!

I urojmë shërim sa më të shpejtë doktor Enverit dhe kthim sa më par pranë familjes e kolegëve.

 

R.B.

[paypal-donation]