1997, 1998, 2013, 2018 “Viti Zero” i katёrt. Politika Shqiptare e fal sёrish veten pёr krimet qё kryen ndaj popullit, a do ndodhё?

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Njё propozim i pritshёm ka ardhur para dy ditёsh nga ish-Ministrja e Integrimit te LSI Klajda Gjosha nё Komisionin e Ligjeve. Ajo ka thёnё se: “nё Shqipёri duhet bёrё njё amnisti pёr pasuritё qё politikanёt kanё vendosur nё mёnyrё tё paligjshme”. Gjosha ka prezantuar konceptin e “vitit zero” duke thёnё se: “ka nevojё tё bёhet njё fillim i ri nё politikё, dhe nga momenti i amnistisё askush nga politikanёt tё mos guxojё tё vjedhё mё”. Ka reaguar pёr kёtё aktivisti i shoqёrisё civile nё njё intervistё pёr EtnikAlb Z. Leonard Dedej!

“Koncepti i vitit zero – sipas tij – ёshtё njё koncept i aplikuar mё parё nga politika shqiptare duke patur parasysh marrvёshjen e 9 Marsit 1997 midis PS dhe PD. Nё atё kohё u quajt marrveshje ku shteti amnistonte krimet shtetёrore ndaj popullit. Kёshtu nё 1997 dy partitё politike kryesore firmosёn njё marrveshje me 9 pika qё amnistonte me njё ligj tё posatcёm krimet e cdo forme (krime ekonomike, vrasje, mashtrime dhe abuzime me postin, vjedhje tenderash dhe fondesh, grabitje pronash) tё kryer nga pushtetarёt vetёm dhe nё bashkёpunim deri nё atё kohё, duke formuar nё vijim “Qeverinё e Pajtimit Kombёtar” si njё fasadё, me qёllim qё tё qetsonte popullin”

Dhe me tё drejtё Z. Dedej na orjenton nё njё analizё retrospektive, ku vёmё re se nё 1997 dy forcat e mёdha politike nё vend kanё falur njёra-tjetrёn pёr krimet qё kanё kryer ndaj popullit me anё tё njё marrveshje prej 9 pikash tё publikuar nё atё kohё nё shumё media tё shkruara dhe vizive ku njёra nga pikat dhe e para prej pikave te marrveshjes ishte:

  1. Parlamenti shqiptar të shpallë amnistinë e përgjithshme për të gjithë ata civilë dhe ushtarakë që u implikuan në revoltën e fajdeve.

Kёshtu nё njё analizё tё mediave tё asaj kohe raportohet se nё kёtё marrveshje dhe nё marrveshjet e mёvonshme janё shkёmbyer disa favore ndёrpartiake nё kurriz tё popullit.

Sali Berisha kerkoi dhe mori disa garanci nga “Qeveria e Pajtimit Kombetar” e drejtuar nga Bashkim Fino në 1997: ai i kërkoi ndihmë Bashkim Finos që të bllokonte marshimin e 5 mijë protestuesve të jugut drejt Tiranës, kërkoi ndërhyrjen e PS dhe të 3 krerëve të partive opozitare për të bindur protestuesit se ai do të jepte dorëheqje në një moment stabiliteti të vendit, kërkoi ndihmën e Romano Prodit dhe Franz Vrahnickit, për të kthyer mbrapa marshimin drejt presidencës dhe kundër tij të 10 mijë protestuesve, kërkoi nga Romano Prodi dhe Franz Vrahnicki që të largonte e të siguronte jashtë Shqipërisë vajzën djalin e gruan dhe në një moment ekstrem edhe veten, kërkoi garanci jete e mos sulmi nga protestuesit duke shprehur gatishmëri për të dhënë dorëheqjen e për tu dhënë pafajësi rebeluesve nëpërmjet një amnistie kombëtare pa dallim krimesh.

Nё vazhdim Berisha ka kёrkuar garanci nga Fatos Nano në shtator 1998 qё të mos merrej në ndjekje penale për trazirat e ndodhura ditën e varrimit të Azem Hajdarit dhe 15 ditë më pas, kur u mbajtën peng tanket përpara selisë së PD, të mos flitej që ai ishe pjesë e skenarit të vrasjes së Azem Hajdarit, të mos merreshin në ndjekje penale 15 personat që ai i kishte përdorur në trazirat e 14 shtatorit, të siguronte fëmijët e tij jashtë Shqipërisë me trajtime të plota prej Shërbimit Qeveritar me punë strehim e siguri fizike, të mos detyrohej të çohej me forcë përpara drejtësisë për akuzat e bëra për vrasjen e Azem Hajdarit.

Sё fundmi nё trendin e amnistisё sё shtetit ndaj vetes pёr krimet qё kryen ndaj popullit gjejmё sёrish garancitë, që Partia Demokratike nё opozitё kёrkoi dhe mori nga kualicioni qveresisёs i Edi Ramёs dhe Ilir Metёs pas zgjedhjeve tё 23 Qershorit 2013, e ndёr to u kёrkua:

  1. Të sigurohet jeta e Sali Berishës prej hakmarrjes së familjes së të zhdukurit Remzi Hoxha, prej familjarëve të 26 viktimave të Gërdecit dhe 4 të vrarëve të 21 janarit, të cilët në mungesë të veprimit të drejtësisë mund te kerkojne “vetgjygjёsi”.
  2. Familja “Berisha”, të gëzojë përjetësisht statusin “Ish-familje qeveritare”, trajtuar me shërbime sigurie e mbrojtëse prej shtetit, të mos çohen fëmijët e tij përpara drejtësisë për pasuritë e vendosura gjatë pushtetit 2005-2013 dhe të mos merret vendim sekuestrimi.
  3. Të degradohet e vonohet dosja e krimit për 4 vrasjet e 21 janarit 2011 dhe të jepet garanci që urdhëruesit e 21 janarit, të mos përfshihen në dosjen e gjykimit.
  4. Të mos cënohen interesat koncesionare të TEC-ve dhe llogarive financiare të Damir Fazlliçit në Shqipëri, të mos preken kontratat koncesionare në import-eksportin e energjisë, lojërave të fatit, ngjyrosje karburantesh e të mos hapen dosjet e trafiqeve të armëve.
  5. Të degradohet me vonesa, trajtimi i dosjes për 4 vrasjet e 21 janarit 2011 dhe të jepet garanci për mbylljen e saj përfundimtare

Duke ju kthyer reagimit tё Z. Dedej lidhur me kёtё “cikёl vicioz tё vet-amnistisё shtetёrore” qё ka sjellё dhe mban krimin nё krye tё shtetit shqiptar, ai shprehet se: “termi i pёrdorur kёsaj rradhe ёshtё i huazuar nga “Viti Zero” qё i dha fund luftёs civile gjysёm shekullore nё Kolumbi midis forcave qeveritare dhe grupit rebel FARC, njё nga grupet mё famёkeqe qё destabilizuan vendin dhe prodhuan luftёn mё tё gjatё nё Amerikё me qёllim mbrojtjen, prodhimin, trafikimin dhe dominimin e tregjeve tё lёndёve narkotike”

Dedej na kujton se “nё njё reportazh tё Dhjetorit tё 2016 nga gazetarja italiane Valeria Fraschetti, pasi Presidenti i Kolumbise Juan Manuel Santos mori cmimin Nobel pёr paqe, u raportua se mbi 50% e sipёrfaqes sё kёtij vendi ishte nё dorёn e mё pak se 1% tё popullsisё, duke treguar se sa e egёr ishte lufta me krimin me tё cilёn pёrballej shteti”

“Nё Shqipёri – thotё Z. Dedej-  ku populli nuk po arrin tё clirohet nga kthetrat e politikanёve hajdutёr qё i vjedhin me taksa nga mё tё padёgjuarat (tё gjitha nё pёrpjestim tё zhdrejtё me pagёn minimale apo minimumin jetik nё vend), ku popullit i vidhet djersa, puna, xhepi, prona, ku popullit i vidhet nderi pёr njё kafshatё bukё, ku fёmijёt shqiptar privohen nga karriera e ndershme profesionale dhe akademike dhe tё gjitha favoret, postet e pozicionet elitare janё tё rezervuara eksluzivisht pёr pinjollet dhe familjarёt e politikanёve – politikanёt kёrkojnё amnisti? Po nёse ngrihen hajdutёt dhe kriminelet nёpёr burgje tё kёrkojnё amnisti, a do ja japim? Ku qёndron ndryshimi? A mendojnё kёta njerёz qё pas kёsaj super-vjedhjeje qё i bёnё vendit dhe popullit nё karriget e tyre tё rehatshme qё po ashtu i morёn me vota tё vjedhura e tё shitura, mund tё miratojnё ligj pёr tё legalizuar vjedhjen qeveritare?”

Dedej shprehet se: ”jo pa qёllim kёrkohet njё term i tillё “Viti Zero” pёr tё nxjerrё nёn petkun e heronjve dhe tё Nobelistёve, hajdutёt, kriminelёt dhe keqbёrёsit mё tё mёdhenj qё ka njohur ndonjёherё pushteti nё Shqipёri. Sigurisht qё kjo marveshje pritej dhe ёshtё tentuar edhe mё parё nё protestat dhe bojkotin e 2017, me qёllim nxjerrjen tё pafajshёm tё disa prej “peshqve tё mёdhenj” qё kishin dijeni qё rrjeta qё po thurnin aleatët SHBA-BE ishte shumё pranё, por kёta tё fundit deri tani nuk kanё dhёnё konsensus pёr kompromis pёr kategorinё e pushtetarёve-kriminelё tё tё gjitha niveleve. Kultura e mos-ndёshkueshmёrisё duhet tё marrё fund. Nё tё kundёrt nё Shqipёri ёshtё koha e revolucionit popullor tё ngjashёm me ato qё ndodhёn nё Rumani njё vit mё parё, kur qeveria kёrkoi tё kalonte nё parlament njё ligj pёr amnistinё e pasurive dhe tё krimeve nga pushtetarёt.”

“Ne besojmё – vazhdon Z. Dedej – se tashmё Reforma nё Drejtёsi falё aleatёve tanё kryesorё SHBA dhe BE ka hyrё nё rrugё tё pakthyeshme, dhe evidentimi i krimit do tё bёhet nё tё gjitha hallkat. Korrupsioni kapilar qё ka kapur shtetin nё cdo qelizё, po dridhet qё nё zyrat e kryetarёve Rama-Basha-Meta, e deri nё sallat e Komisioneve Parlamentare. Ka sot me qindra mijra shqiptarё tё ndershёm, tё devotshёm ndaj punёs sё pastёr dhe vendit tё tyre, ka shqiptarё qё e duan kёtё vend pavarsisht qeverisjeve dhe qeveritarёve tё korruptuar.”

Dhe me tё drejtёn e gjithё botёs ashtu si Z. Dedej, edhe ne mendojmё se pushtetarёt e dhjamur me djersёn e kёtij populli, jo vetёm nuk kanё pёr ta arritur kёsaj rradhe “vitin e tyre tё ёndrrave zero”, por ata tashmё mund tё marrin nga ky popull vetёm njё incenerator tё personalizuar pёr 140 plehrat brёnda parlamentit mё tё korruptuar nё historinё e vendit, tё Ballkanit dhe tё gjithё Europёs.

R.B

[paypal-donation]