1913 – 2020 Europa Një Shekull Kundër Shqiptarëve

Politikë Rajoni Vendi

Your total amount is : 10.00 (Currency: USD)

Me deklaratën e pavarsisë nga Perandoria Osmane më 1912 Shqipëria u shpall shtet i pavarur. Por në 1913 ndërkohë që Konferenca e Ambasadoreve ne Londër përpiqej të riorganizonte territoret që deri atëherë ishin nën sundimin Osman, shteti i sapo krijuar Shqiptar ishte shumë i dobët në arenën ndërkombëtare për të lobuar dhe për të kërkuar të drejtat e tij. Në atë kohë u bënë shumë pazare dhe u propozuan shumë skema se si mund të ndaheshin territoret Shqiptare ndërmjet Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi duke i favorizuar këto shtete edhe për shkak të besimit të tyre, ndërkohë që nga ana tjetër e gjithë lufta dhe sakrificat që bënë në shekuj pricipatat dhe populli shqiptar dhe lufta legjendare e heroit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu kundër ekspansionit Otoman në Europë u zerua duke mos u përfillur në asnjë etapë të bisedimeve.

Kështu Franca dhe Rusia aso kohe propozuan një shtet Shqiptar ku përfshihej vetëm 40% e trojeve Shqiptare, ndërsa propozimi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare arriti të ndikojë shumë pak ose aspak në vendimin e Kombeve saqë në administrim të Shtetit Shqiptar u la vetëm 60% e trojeve duke lënë thuajse gjysmën e trojeve jashtë kufinjve të ri të përcaktuar.

Lufta e Parë Botërore shkaktoi rreth 41 milion viktima dhe me mbarimin e saj ranë Perandoria Austro-Hungareze, ajo Gjermane, Ruse dhe ajo Otomane. Kufinjtë u rivendosën gjë që coi në krijimin e 9 shteteve të reja. Në këtë mënyrë Shqipëria natyrale dhe territoret e saj u ndanë tragjikisht.

Dhe ja ku jemi sot, një komb i coptuar në 6 shtete, Shqipëri – Mali i Zi – Kosovë – Serbi – Maqedoni – Greqi ku fqinjët po tentojnë cdo ditë e më shumë asimilimin e bashkëkombasve tanë që jetojnë në trojet e tyre atje.

Por Europa hesht, sepse në dekada ne nuk kemi një shtet që të kërkojë dhe të mbrojë të drejtat e pakicave në këto shtete, dhe asgjë më shumë (po pse jo edhe më shumë) se sa kushtet e paracaktuara në konventat ndërkombëtare për pakicat. Madje edhe taksen mese legjitime qe Qeveria e Kosoves vuri ndaj Serbise si mase mbrojtese ndaj interesave te saj Europa e quan te paligjshme dhe te demshme. Ke demton kjo takse? Mogherinin, Johannes Hahn, apo Sorrosin? Shqipetaret e kane te drejten te mbrohen, dhe eksluzivitetin per politikat kombetare e kane ne dore Qeverite Shqiptare. Duket se Qeveria e Kosoves dhe Z. Haradinaj ka ndermarre hapat e duhur ne pergjigje te tentatives qe Europa po ben per te minuar integritetin territorial dhe pavarsine e Kosoves.

Serbia ne trojet Shqiptare ka kryer krime ndaj popullsise, ndaj pasurise private dhe te perbashket, ka vjedhur e shkaterruar, ka tjetersuar prona e pasuri, e per kete “Europa e Mogherinit dhe Hahn” nuk thote asgje, sepse keto krime nuk u thone asgje aleateve te krimineleve, ne syte e tyre ne nuk kemi paguar akoma per lirine tone, ne syte e tyre Serbia nuk na ka asnje borxh lufte, perkundrazi ne syte e tyre te babezitur nga shifrat me te cilat jane shitur ne duhet ti falim akoma Serbise, troje, prona, taksa, favore, me qellim qe ata te hyjne me nxitim ne BE perndryshe na kercenojne me hyrje ne “Bashkimin Sovjetik”. Kjo perralle e vjeter nuk do lejohet me ne dyert e aleancave tona, dhe fale zotit qe aleatet tane te palekundur si ne 1913 edhe sot Shtetet e Bashkuara te Amerikes gjenden ne krahun tone, dhe ne jemi te vendosur qe ne dyert e marveshjeve te flasim fort me kushte e taksa, sepse mbrojtja e interesit kombetar eshte thelbesore per mbijetesen tone ne keto momente.

E pra sërish sot keta palaco janë bashkuar për të na vjedhur, tjetërsuar dhe shuar një ndër pjesët më të vyera, Mitrovicën. Sepse ka pazare që duhen mbyllur në kurrizin tonë, ka pasuri natyrore që Europa as i ka parë e as i ka ëndërruar dot kurrë, ka lobime midis armiqve dhe “miqve” të kombit tonë, ka “projekte madhore” për Federica Mogherinin, Johannes Hahn, George Sorros, mbetjet e Milloshevicit dhe Ruso-Grekët, ka “projekte shit-blerje interesash” Ruso-Turko-Kineze, ka fonde pa fund që derdhen për të blerë njerëz, tryeza, marveshje, poste politike, , ka interesa për pushtet. Ka cdo gjë qe ne nuk kemi mësuar akoma si të mbrohemi, sepse kemi Hashimin, Edin dhe Saliun, kemi Ilirin me Janullatosin dhe Vangjel Dulen, kemi gjarprin në gji që na lë të përpëlitemi pa e ditur se nga na vjen e keqja, duke helmuar me media të blera e gënjeshtra, shashka që na bucasin në veshë për secilën ditë të re që lind.

Eshtë koha të tregojmë genin, sepse ne jemi arsyeja që Europa ekziston, historia e gjenezës së saj të lavdishme, dhe për këtë duhet të na njohin me respekt pa hezitim, në bashkim e liri, dhe këtë herë nuk do lejojmë më pazare o Europa plakë.

R.B

Tagged
[paypal-donation]